BallinaKryesoreBashkëfajtorët dhe bashkëpërfituesit e mëdhenj të virusit dhe Post-Virusit???

Bashkëfajtorët dhe bashkëpërfituesit e mëdhenj të virusit dhe Post-Virusit???

Në Kalendarin e virusit institucionet dhe karriget në Shqipëri, nuk ishin aspak të vëmendshëm ndaj luftës që kishte nisur në gjithë botën, por merreshin me luftën e tyre të vogël.
Covid 19 kishte nisur të vriste, me shifra sa vinin e shtoheshin, në Kinën e largët dhe Italinë fqinje, ndërsa Tirana kishte krejt axhendë tjetër. Për të mbërritur te tanket, mitrolozat, qarjet hipokrite të sotme të pushtetit, duhet të shohim si janë gatuar lotët e tyre më herët. Tani kur premton gaz lotsjellës, lincime publike, arrestime, për ti ruajtur nga kanosja e vdekjes e virusit. Njerëz të përgjegjshëm ka pafundësisht dhe masat e duhura po respektohen. Një masë të foluri e kryeminsitrit është kapërcyer tej çdo parashikimi. Për të mbrojtur njerëzit, apo diçka që ne nuk dimë??!!!
Kalendari virus
28-29 shkurt Edi Rama, kreu i qeveri-partisë socialiste, organizoi dhe mbajti në dy ditë në Tiranë, Kongresin sa elektoral dhe qokë propogande. Ai ishte tërësisht i informuar dhe vetë qeveria kishte njoftuar se ka mbërritur pacienti zero, i infektuar me virusin vrasës. Aferim.
Prej pasdites së 28 shkurtit dhe më pas me 29 shkurt 1500 delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste votuan në 13 qendra në Pallatin e Kongreseve për 137 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare, e cila më pas do të zgjedhë edhe Kryesinë e re të partisë. Nuk ma do mendja dhe pamjet e kamerave e provojnë në pak sekonda, se distance sociale, dorezat, maskat, higjenizuesit, larëset e duarve, ishin në çdo karrike, apo kuti votimi. Përshëndetjet, shtërngimet e duarve, puthjet e përqafimet e dashura mes pjesëmarrësve kanë qenë plot e përplot. A ka pasur ndonjë delegat, zyrtar, qeveritar, në atë sallë me historik udhëtimi të afërt 14 ditor nga 8 rajonet e infekturara në Itali?? A mund të ishte një i karantinuar dhe jo deleguar? Mbase lista e kongresit dhe lista e tims për udhëtimet vajtje ardhje në Itali, zbulojnë raste jo të pakta, në 1500 persona, vështirë të kemi zero raste të tilla. Ose miq e të afërm të tyre, të cilët më pas kanë qenë kontakte të përbashkëta..!! Nëse ai do ishte i bindur për rrezikun e madh, përse do tubonte mijëra njerëz në një sallë me probabilitet të lartë infektimi, e rrisk jete, për një aktivitet ku nuk ndryshohej asgjë politikisht..?!
Pastaj dallgët politike e të pushtetit, sollën manifestimin e ftuar nga presidentit Ilir Meta, mbështetur dhe nga opozita dhe kreu i saj Lulzim Basha, ku pjesëmarrja ishte e pazakontë në dhjetëra mijëra. Këtu nuk nevojë për pyetje nëse ndonjëri kishte qenë në dyjavorin e fundit së paku në Itali, e jo në Kinë. Këtu vetëm përgjgije negative nuk merr dot. Sepse në këtë periudhë nga fillim viti e deri kur mbërriti karantinimi kishim hyrje e dalje me Italinë, 3 deri në 5 mijë persona në ditë. Duhet përmendur fakti, se Kryeminsitër e President, janë persona dhe institucione me informacion të klasifikuar, përtej publikes, deri në detaje, për sa ndodh në vend dhe jashtë. Nuk duhet lënë jashtë kujtesës së media, tradicionale, e shkruar, sociale, e gjithë planetit, një lajm të vetëm tre mujor COVID 19, sa vrau sa infektoi. Mbylluni brenda. Ulni qepenat e çdo biznesi. Lani duart, hani dy apo aq vakte sa mund të gjeni. Falimentimet e biznesit sot mund te jenë uria e re nesër. Të tjerat më vonë, kur të dalë vaksina, do të shohim, se çfarë ka tepruar nga sjellja e njerëzimit. Na kanë lënë të paditur, painformuar, pambrojtur, pa marrje masash në kohë??!! Mund të quhet vrasje?! Ka bashkëfajtorë dhe bashkëpërfitues në këtë histori??!
Sigurisht po.
Indiferencë, kujtesë dhe konsulencë?
Ndonëse në Kinë COVID-19  kishte dhënë rastet e para në nëntor dhe dhjetor të vitit të shkuar, duke sjellë viktima e të infektuar në rritje të shumtë, në Evropë pushtimi do të niste në vitin 2020. Janari dhe shkurti ishin dy muajt kur u shfaqën raste dhe viktima. Italia u bë vatra më tragjike e virusit. Shqipëria qëndroi gjatë indiferentë në marrjen e masave, ndaj këtij vrasësi me rrezikshmëri të lartë. Me 26 janar, Ministria e Shëndetësisë përcjell një urdhër vëzhgimi për marrjen e masave parapërgatitore dhe kujdesi, në zbatim të rekomandimeve të OBSH për t’u mbrojtur nga depërtimi i koronavirusit. Një ditë më parë me 25 shkurt ambasadori ynë në Pekin z. Selim Belortaja, sugjeronte shqiptarëve të ndalonin udhëtimet në Kine, ku virusi kishte shënuar deri atëherë 41 viktima. Që atëherë masat ishin të rrepta në vendet ku kishte nisur të shtoheshin viktimat dhe të infektuarit tashmë masivisht. Atje autoritetet nisën marrjen e masave të rrepta për frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes së njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve dhe disa shërbimeve publike dhe në qytete jashtë epiqendrës Wuhan. Me 26 shkurt në Itali virusi kishte shtuar hartën e të prekurve në 8 rajone dhe në Lombardi e Veneto ku ishin vatrat më të nxehta kishin marrë kontrollin forcat ushtarake, sepse shenjat e tragjedisë kishin nisur. Në atë periudhë kishte një bilanc me 322 të infektur dhe 11 të vdekur. Ndonëse edhe atje Kryeministri Konte, siguronte qytetarët italianë se kjo ishte një emergjencë që mund të përballohej, pasi Italia ishte një vend i sigurt. Tërësisht ndryshe nga sa thonë të shifrat e tmerrshmë të vdekjes dhe infektimit sot.
Kthehemi në Shqipëri.
Me 26 shkurt ka hyrë pacienti zero në në Muriqan konkludojnë autoritetet tona, si ato të doganës, policisë, shëndetësisë. Kryeministri Edi Rama deklaroi me 9 mars, nga një mbledhje Qeverie urgjente se përballë situatës, kur dy persona janë testuar pozitivisht me coronavirus, mbyllja e institucioneve arsimore për një periudhë dy javore për të parandaluar përhapjen dhe pastaj vlerësimi në proces . Përse mbyllja e institucioneve arsimore  Duhet të jetë shumë e qartë për të gjithë që në të gjtihë statistiket e nxjerra deri tani në terrenin global të zhvillimit të kësaj përballjeje pjesa më pak e kërcënuar është pjesa e më të të rinjve. Por nga ana tjetër duhet kuptuar se të rinjtë apo fëmijët të cilët për shkak të faktit se duhet të shkojnë në shkollë apo në kopësht dhe mblidhen së bashku janë bartës pra mund ta transferojnë virusin te të afërmit “ Po në të njëjtën datë kemi edhe daljet e përfaqësuesve të tjerë të qeverisë, zëvëndësministrja e shëndetësisë Mira Rakacolli, ka folur për atë që quhet Pacienti Zero, një i ri 28 vjeçar, ka hyrë nga pika e kalimkufirit në Muriqan, me historik udhëtimi nga zonat e infektuara jashtë vendit, kryesisht Italia. Zyrtarët e kanë përcaktuar se hyrja e të riut ka ndodhur me 26 shkurt 2020. Sipas zonjës Rakacolli 28- vjeçari u kontrollua në doganë por simptomat apo shenjat e gripit ju shfaqën një javë pasi kishte kaluar Pikën Kufitare, saktësisht më 5-6 mars.” Ndërkohë tetë persona të tjerë ishin karantinuar, si kontakte me këtë pacient. Shifrat, të dhënat, faktet konkrete, bëjnë të ditur se dijenia e autoriteteve se të infektuar të mundshëm kanë livadhisur në Shqipëri ka qenë. Presidenti turk, deklaroi më herët, se me 2 mars, një qytetar udhëtoi nga Shqipëria në Turqi e më pas në Amerikë dhe atje rezultoi i prekur nga virusi. Çka e deformon datën tonë zyrtare duke e shtyrë një javë më herët se ajo e deklaruar. Nisur dhe nga pamundësia mjerane e sistemit shëndetsor. Testimet bëhen vetëm kur zbulohen rastet. Zoti na ka dhënë shpesh tërmete në këto gjashtë muaj, Kur Ai mesoi se ka rënë kjo rrufe virusi edhe ndër shqiptarë, Ai, u alarmua dhe tha moss..do të bëhet nami, sepse ata lënë shumë punë, ose thuajse të gjtha punët tona në dorën Time..!!!
Pak Post-Virus?
Tani ka nisur karantina, dhuna policore ushtarake për të respektuar ndalimqarkullimet. Eksperimentimet me kohët e daljes nga banesa për halle emergjente ushqimi dhe shëndeti.Oraret imponojnë të kundërtën e asaj që kërkohet. Rregullat duhen respektuar maksimalisht, pa asnjë tolerancë. Pandemia do bëjë të sajën, shkncëtarët të tyren, ekonomia të veten, dhe një ditë, e cila nuk është e përjetshme, do shënojmë datën Post-Virus. Atëherë kur të teprojë kohë për t’iu kthyer jetës, do mësojmë gjëra që nuk dinim aspak, kur kujdeseshim për jetën. Ndërsa njerëzit sot dhe nuk dihet se deri kur, mbyllen brenda mureve të shtëpisë, diçka ka ndodhur kur ata të dalin përfundimisht jashtë..Mos harroni. Do të numërojmë bashkëfajtorët dhe bashkëpërfituesit nga kjo Luftë e pazakontë…Si në çdo Luftë dhe kjo do të ketë bilancin e vet.. Dhe do të jenë emra përfituesish ndoshta të njohur…Njëherësh mund të jenë dhe fajtorët e mëdhenj..
Përtej gjithçkaje, disa njerëz meritojnë mirënjohje hyjnore dhe toksore. Janë mjekë, infermierë, staf e personel spitalesh e qendrash shëndetsore, kudo që ndodhen. Ata janë mëkëmbësit e Zotit sot në tokë.. Të tjerët, kush më pak e kush më shumë, prodhues mëkatesh..

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular