BallinaAktualitetFesta e Sulltan Novruzit, Baba Mondi apel besimtarëve: Festoni në shtëpi, respektoni...

Festa e Sulltan Novruzit, Baba Mondi apel besimtarëve: Festoni në shtëpi, respektoni rregullat

Kryegjyshi botëror bektashian Haxhi Dedebaba Edmond Brahimaj, u bën thirrje gjithë besimtarëve që do të fesojnë nesër festën e Sulltan Novrusit, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

“Besimtarëve u jam drejtuar me mesazhe që festën e Sulltan Novruzit ta kalojnë në shtëpitë e tyre duke respektuar të gjitha ligjet, sepse qeveria është vullneti i zotit në tokë. Të zbatohen të gjitha rregullat e higjienës dhe të jemi të kujdesshëm në veprimet që bëjmë. Nesër në 11 do të jap një lutje të përgjithshme si zakonisht, por pa njerëz, duke dëgjuar në media në shtëpitë e tyre”, shprehet Baba Mondi.

Në një prononcim për Report TV, Baba Mondi duke iu referuar rutinës së përditshme thotë se masat e qeverisë për koronavirusin janë të vështira për tu zbatuar nga qytetarët, por sipas tij, ato janë për jetën e tyre.

“Masat janë shumë të rrepta dhe shumë të vështira për t’u zbatuar se njerëzit janë mësuar me rutinën e përditshme, por duhet të kuptojnë që masat janë marrë për ata, për të mbrojtur shëndetin e njeriut. U bëj thirrje jo vetëm popullit por edhe politikanëve që siç e kemi parë janë bashkuar këto ditë bashkërisht për të përballuar këtë situatë të emergjencës së lartë dhe të paparashikuar”, u shpreh Kryegjyshi botëror bektashian Haxhi Dedebaba Edmond Brahimaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular