Lëkundje sizmike janë ndjerë gjatë mbrëmjes së sotme në veri të Greqisë.
Sipas të dhënave nga Instituti Sizmik Grek tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 rihter dhe është regjistruar në orën 22:38 me epiqendër në Parga.
Lëkundjet kanë shkaktuar panik te qytetarët që i kanë ndjerë, por deri tani nuk ka raportime për dëme.