BallinaAktualitetVIDEO/Tërmet i fuqishëm godet Greqinë, ndihet deri në Shqipëri. Ja sa ishte...

VIDEO/Tërmet i fuqishëm godet Greqinë, ndihet deri në Shqipëri. Ja sa ishte magnituda…

Disa ndërtesa të vjetra janë shembur nga një tërmet 5,6 ballë që goditi Greqinë në veriperëndim në orët e para të së shtunës.

Nuk ka njoftime për të lënduar nga tërmeti që ra në orën 2:49, shkruan greekreporter.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra ishte 14 km në lindje të qytetit të pargës, në rajonin e Thesprotisë në një thellësi prej 10 km. Tërmeti u ndje në qytetet në veriperëndim të Greqisë, si janinë, Korfuz dhe Prevezë,”shkruan media greke.

Ndërsa agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency njofton se një tërmet me madhësi 5,7 goditi rajonin e Thesprotisë në Greqi të shtunën në orën 3:49 me orën lokale (1:49 GMT) në një thellësi prej 7,4 km sipas Autoritetit të Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive të Turqisë.

Tërmeti që ndodhu 12 km nga Suli në Greqinë veriperëndimore preku gjithashtu edhe Shqipërinë, sipas Institutit Gjeologjik Amerikan.

Ende nuk ka njoftime për viktima në njerëz apo prona, përfundon Anadolu Agency.

NJOFTIMI I INSTITUTIT TE GJEOSHKENCAVE TE SHQIPERISE

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular