BallinaAktualitet(VIDEO)/"Na mbytën, o mos gjuj", dëgjoni ulurimet e familjarëve. 3 dëshmi të...

(VIDEO)/”Na mbytën, o mos gjuj”, dëgjoni ulurimet e familjarëve. 3 dëshmi të dhunës së Shqiponjave

Në videot e mëposhtme familjarët e Artur Rexhës denoncojnë dhunën, sipas tyre, të ushtruar nga Forcat Shqiponja dhe efektivë të rendit në Tiranë, në zonën e 5 Majit.

Më herët, start news raportoi këtë ngjarje që sipas familjarëve të Artur Rexhës është e paprecedentë dhe tepër e rëndë.

Në një prononcim për Shijak TV, ata janë shprehur se Artur Rexha kishte dalë për të shkuar në Farmaci për të blerë ilaçe, edhe pse orari i lëvizjes ishte i ndaluar, dhe aty është pikasur nga një patrullë policie që e ka ndjekur derisa e ka kapur.

Kryefamiljari Artur Rexha iu ka shpëtuar efektivëve të patrullës dhe ka shkuar në shtëpi, por pak minuta më pas aty ka mbërritur patrulla e parë dhe njësitë Shqiponja, të cilët e kanë shkoqëruar menjëherë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 5 Maji.

Familjarët thonë se Shqiponjat kanë dhunuar kryefamiljarin Rexha, bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët, një prej të cilëve i mitur vetëm 14 vjeç.

Deri tani nga ana e bluve të kryeqytetit pritet një reagim zyrtar në lidhje me ngjarjen.

Më poshtë, janë tre video që tregojnë momentin e parë të arrestimit të Artur Rexhës, shoqërimin e tij në Komisariat dhe dëshimtë e familjarëve të tij:

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular