BallinaAktualitetKoronavirusi/Kryeministri Boris Johnson fut Britaninë në karantinë, rregullat e reja

Koronavirusi/Kryeministri Boris Johnson fut Britaninë në karantinë, rregullat e reja

Kryeministri Boris Johnson në një fjalim të mbajtur për popullin tha se nga mbrëmja e sotme do të hyjnë në fuqi rregulla të rrepta.

‘Nga kjo mbrëmje njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi përveç blerjeve për nevojat themelore, ushtrimet ditore, çdo nevojë mjekësore dhe udhëtimi drejt dhe nga puna.

Dyqanet që shesin mallra jo thelbësore do të mbyllen dhe tubimet në publik të më shumë se dy personave që nuk janë një familje nuk do të lejohen’, ka thënë kryeministri Johnson.

Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 335.

‘Nëse njerëzit nuk do t’i zbatojnë rregullat, policia do të ndërhyjë me kompetenca për t’i zbatuar, duke vendosur gjobat dhe duke shpërndarë tubimet’, tha Boris Johnson në një deklaratë televizive nga Rruga Downing.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular