Çfarë përfitojnë qytetarët nga shpallja e gjendjes së fatkeqësisë në të gjithë territorin? Basha e shpjegoi pak minuta përpara marrjes së vendimit nga qeveria.
Pyetje: Çfarë do të ndryshonte gjendja e fatkeqësisë natyroe?
Lulzim Basha: Do te ndryshonte shumë sepse do të autorizonte qeverinë të përdorte financat, pushtetet, institucionet, policinë, forcat e armatosura, të urdhëronte biznesin, civilët, të ndërmerrnin apo të mos ndërmerrnin veprime të caktuara. Për këtë Shqipëria ka një kuadër ligjor. Prandaj shpallja e fatkeqësisë natyrore, e cila është deri në fund të këtij muaji në fuqi për qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës për shkak të tërmetit të 26-nëntorit, duhet të shpallet pa asnjë vonesë në të gjithë territorin e vendit po kështu. Ka po kështu ka dhe përfitime për qytetarët, përfitime për biznesin, shumë prej atyre biznesve që fjala bie janë kontraktuale me biznesin e huaj, mund te evokojë gjendjen e jashtëzakonshme, gjendjen e fatkeqësië natyrore, mund të jetë i mbrojtur nga klauzolat e kontratës së tij, është i mbrojtur në qoftë se thotë që në Shqipëri ka një gjendje të fatkeqësisë natyrore dhe në qoftë se evokon një klauzolë të tillë të cilën mund ta ketë në kontratën e vet, mbrohen financiarisht, nuk dëmtohet financiarisht. Po kështu duhet të kuptojmë se gjithçka që po ndërmerren sot dhe ndihma, ky hapi i parë i ndihmës financiare dhe ndihma tjetër që kërkova sot për të gjithë kategoritë e tjera që janë shumë më shumë njerëz në nevojë nuk janë thjesht dhe vetëm pjesë e humorit dhe moralit apo dëshirës të kësaj qeverie apo cilësdo qeverie që të jetë aty, janë detyrime ligjore,të cilat rrjedhin nga kushtetuta, dhe nga ligjet e Shqipërisë. Pra dhe vonesa për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin është jo thjeshtë e pakuptueshme por është me kosto të lartë, është e rrezikshme.
Dua që pavarsisht se mungon baza ligjore urdhërat e deritanishëm Uroj dhe shpresoj që kjo bazë ligjore të plotësohet sa më shpejt, dhe sonte nuk lodhem t’i bëj thirrje qeverisë urgjentisht të ndërmarrë aktin që ka paralajmëruar tani e dy ditë kryeministri që do ta shpallë, nuk ka nevojë ta mbajë mistrerioze se kur do ta shpallë, tani është koha për ta shpallur. Nuk është çështje këtu as luftë nervash as sfide, detyra jonë kjo është që ta kujtojmë qeverinë, veçanërisht në kohë krize, pa asnji tendencë, të bëjë detyrat për të cilat është aty, për të cilat e ngarkon ligji.