BallinaAktualitetHapja e negociatave, Dhurata Çupi: E patolerueshme, në 2013 kishim 3 kushte,...

Hapja e negociatave, Dhurata Çupi: E patolerueshme, në 2013 kishim 3 kushte, kurse sot 13!

Ish-deputetja demokrate, Dhurata çupi, lidhur mbi lajmin e shumëpritur të çeljes së negociatave me kushte të shtuara, e  e ka cilësuar si të patolerueshëm faktin që në vitin 2013 kishim vetëm 3 kushte, kurse sot janë vendosur 13 kushte.
I vetmi progres i kësaj qeverie ne 7 vite është regresi ne kushtet e vendosura nga BE.
është e patolerueshme si ne vitin 2013 kishim vetem 3 kushte dhe sot vendosen 13 kushte.
Jane kryesisht ato probleme që Partia Demokratike i ka ngritur në menyrë të vazhdueshme gjatë gjithë këtyre viteve.
Vendet e BE nuk mundet të tolerojnë, vjedhjet e zgjedhjeve, uzurpimin e të gjitha pushteteve nga një njeri, mungesën e balancimit dhe kontrollit të pushteteve, krimin dhe korrupsionin. Nuk mundet të tolerohet kontrolli qeveritar dhe presioni mbi mediat, nuk mundet të tolerohet fakti që nuk ka dhe nuk funksionon Gjykata Kushtetuese apo Gjykata e Lartë. Përfundimisht nuk shkon propaganda në vendet e zhvilluara, pjesë e së cilës duam të jemi. Duhet punë dhe angazhim. Me keqardhje duhet ta pranojmë, me këtë qeveri kushtet do vazhdojnë të shtohen.
Prandaj ne duhet të bëjmë të gjithë bashkë, gjithçka, që mos të mbetemi i vetmi vend në Europë që ti bashkëngjiten kaq shumë kushte

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular