BallinaAktualitetLufta e 28-vjeçarit me koronavirusin: Më la pa frymë në shtrat, kujtova...

Lufta e 28-vjeçarit me koronavirusin: Më la pa frymë në shtrat, kujtova se do të ishte i butë, por…

Një djalë sportiv 28-vjeçar i prekur nga koronavirus ka përshkruar sesi sëmundja pothuajse e vrau atë brenda pak ditësh pasi nisi të mos ndihej mirë. Micheal Prendergast, nga Kerry i Irlandës, përshkroi se kishte një vështirësi akute në frymëmarrje, temperaturë shumë të lartë dhe konvulsione në trup, ndërsa përpiqej të luftonte kundër sëmundjes.

Pasi u vendos në karantinë në spital ai tha se filloi të mendonte vdekjen e tij dhe ishte i sigurt se do të kishte vdekur pa kujdesin e mjekëve. Duke folur në emisionin “News Talk” në Irlandë, ai tha: “Mendova se do të ishte i butë para se të infektohesha. Por, sapo u përballa me sëmundjen, situata më solli çdo lloj pyetjeje ekzistenciale: A do të jetoj? A kam jetuar një jetë të mirë? A e kam humbur kohën? Ajo ishte një periudhë shumë emocionale”.

Capture

Prendergast sqaroi për “Sky News” se ai me siguri e mori sëmundjen gjatë punës në Londër si gazetar, por nuk kishte simptoma ditët e para. Duke u përpjekur të shmangte një bllokim në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar, ai kapi një fluturim për në Irlandë, ku mbërriti më 16 mars dhe shkoi të vizitojë nënën e tij. Por të nesërmen ai u zgjua me një “mungesë të tmerrshme frymëmarrjeje dhe një temperaturë shumë të lartë”, dy shenja treguse të sëmundjes. Të nesërmen temperatura e tij u rrit edhe më shumë dhe ai filloi të kishte konvulsione në shtrat ndërsa trupi i tij u përpoq të luftonte infeksionin. Më 19 Mars ai thirri një ambulancë dhe u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm në Kerry dhe u vendos në repartin e atyre me koronavirus, në izolim, ku ka kaluar pesë ditët e fundit. Prendergast tha se i vetmi problem i mëparshëm shëndetësor i tij ka qenë astma e butë, të cilën e ka nën kontroll dhe nuk ka vuajtur prej vitesh.

Ai më parë ka qenë në spital për probleme me shpinën, një mushkëri të bllokuar dhe pneumoni – një nga efektet anësore të virusit – por tha se kjo sëmundje është më e keqe.

“Ajo vjen në dallgë, kështu ndjehesha … Nuk ndjehesha mirë, por vinte një dallgë që do të zgjaste katër ose pesë orë. Kjo do të ishte ndjenja më e fortë, dërrmuese, një temperaturë e shpejtë … të bën të ndjehesh sikur nuk je larg vdekjes”.

Ndërsa tani ndihet sikurai e ka kaluar gjendjen më të keqe të sëmundjes, tha se është i sigurt se nuk do të ishte gjallë pa ndihmën në spital.

Në një paralajmërim të ashpër për të rinjtë, për të cilët mendohet se janë më pak të prekshëm nga virusi, ai tha: “Ky është vetëm një paralajmërim për këdo që gjendet atje. Unë shoh kohët e fundit njerëz në plazhe, në parqe, në palestra. Nëse nuk preken aq keq sa unë, unë garantoj që prindërit tuaj ose hallat dhe xhaxhallarët tuaj, ose gjyshërit tuaj do të preken keq, dhe ky virus është një vrasës”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular