BallinaAktualitetFevziu degjeneron Ahmetajn: Mos bëj trimin dhe mos qesh, sqaro qytetarët se...

Fevziu degjeneron Ahmetajn: Mos bëj trimin dhe mos qesh, sqaro qytetarët se janë pa bukë

Në emisionin “Opinion”, ka patur një debat mes Blendi Fevziut dhe Arben Ahmetajt. Ministri i Koronavirusit, po fliste për personat që lobuan që Shqipëria të merrte ndihmë nga BE, ndërkohë që Fevziu e ndërpreu dhe ishte më i interesuar për paratë që do të marrin qytetarët shqiptarë, të cilët kanë mbetur pa punë.
Kjo shkaktoi një debat të ashpër mes moderatorit dhe Ministrit të Koronavirusit dhe Dëmeve nga Tërmetet.
Debati mes Fevziut dhe Ahmetajt:
Arben Ahmetaj: Mos e kalo ashtu me dorë.
Blendi Fevziu: Po ç’më duhet mua, a erdhën lekët? Se kush loboi tani, muhabet kot. Kemi sekonda më interesante se kush loboi dhe me kë loboi.
Arben Ahmetaj: Çfarë është interesante për mua, më lër ta vendos unë. Kur ta bën Saliu të njëjtën gjë, nuk ja kthen.
Blendi Fevziu: Tani, se ç’farë i kthej unë Saliut, nuk të jap përgjigje ty fare fare, more vesh apo jo?
Arben Ahmetaj: Po të kam parë.
Blendi Fevziu: Ti s’ke parë gjë hiç edhe mos bëj as trimin, as të fortin këtu, të më tregosh as Saliun dhe asnjeri tjetër. Jepi përgjigje qytetarëve aty për lekët që ke për t’i dhënë edhe mos qesh fare, sepse është situatë katastrofike. Ka qytetarë që po rrinë pa bukë.
Arben Ahmetaj: Mos më ndërprit.
Blendi Fevziu: Ta ndërpres fjalën dhe nuk të lë fare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular