BallinaKryesoreGjeneral Piro Ahmetaj: Përshëndes Udhëheqësin Suprem (PM), për shpalljen zyrtarisht të fatëkeqësisë...

Gjeneral Piro Ahmetaj: Përshëndes Udhëheqësin Suprem (PM), për shpalljen zyrtarisht të fatëkeqësisë shëndetësore!

Gjeneral *PiroAhmetaj:

Përshëndet Udhëheqësin Suprem (PM), për shpalljen zyrtarisht të fatëkeqësisë shëndetësore”!

Marrë nga stausi personal në FB !

“Të dashur miq, vellëzer dhe motra,

Mbrëmë në emisionin “opinion”, shqiptarët (çuditërisht aty e mësoi edhe Ministri përgjegjës Arben Ahmetaj!!) u konfirmua se, Qeveria, në fakt Udhëheqësi Suprem i Surre(a)lit, ka shpalluar emergjencën e fatëkeqësisë shëndetësore, si dhe paketën e vetë-quajtur “Rama 2”, të kompesimeve sociale ndaj qytetarëve dhe të mbështetjes ndaj biznesit.

Sot, po ashtu ështëbërë e njohur se do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të SigursisëKombëtare, por “i gjithëpushtetshmi”, nuk mundet ta linte edhe këtë vendimarje, qoftë edhe si “atribut formal” të një“instrumenti këshillomor por kushtetues gjithësesi”.

Megjithatë, në cilësinë e ekspertit të çështjeve të Sigurisë Kombëtare, dhe megjithëse shumëe vonuar, e përshëndesKryeministrin për këtë vendimmarje, porpo ashtu:

  • E inkurajoj që ta kapërecejëparanojën e “Sulltanit të Madherishëm”, por tëushtrojë përgjegjesitë shtetërore vetëm bazuar nëkushtetën dhe ligjet e vendit.
  • Po ashtu, i bëj apel, ta lerë “prapagandën cinike me qytetarët” por të garantojë se kompesimet sociale të qytetarëve dhe paketat me lehtësirat dhe mbështetjen ndaj biznesit nuk janë: “nga thesi i dëshirave të Kryeministrit”, por DETYRIMEtë përcaktuara në nenet 11, 27, 38 dhe 49 të Kushtetutës;neneve 19, 22 dhe 41 të Ligjit nr. 45/2019, “Për mbrojtjen civile”;si dhe nenit 7, pika 4, të Ligjit 15/2016: “Për parndalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe mbrojtjen e sëmundeve infektive”.Kaq e thjeshtë!
  • Më tej, e inkurajoj qëtë legjitiomojë përdorimin eForcave të Armatosura, mbi bazën e neneit 174 të Kushtetutës(pas vendosjes së fatëkeqësive natyrore), si dhe nenit 23 të Ligjit nr. 59/2014: “Mbi pushtetet e drejtimit të FA”. Kaq e thjeshtë!
  • Sëfundmi, i bëj apel po ashtu, të legjitimojë(në kuvend) brenda max 45 ditesh, të gjitha aktet normative që ka nxjerrë duke keq-përdorur nenin 101 të Kushtetutës.

Përfitoj nga ky rast,  të shpreh mirënjohjen për heronjtë e vijes së parë: “mjekët, infermierët, policinë e shtetit, ushtarkët, dhe këdo të angazhar me këtë pandemi vdekje-prurëse”.

Thëne sa më lartë, uroj, lutem dhe besoj fort se, do i`a dalim ta fitojmë betejën me Covid-19, si dhe do t`i bashkohemi përpjekjeve të botës së qytetëruar deri në fitoren e luftës me këtë kërcënim për jeten, strandartet e sigurisë, mirëqenien e qytetarëve si dhe vlerat demokratike të shoqërisë.

*Gjeneral ® Piro AHMETAJ,

Këshilltar për Sigurinë Kombetare të PD,

(6 vjet) Këshilltar Ushtarak i dy Presidentëve të RSH!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular