BallinaKryesore30-ta që nuk e pastron fytyrën e nxirë nga krimi të kryeministrit

30-ta që nuk e pastron fytyrën e nxirë nga krimi të kryeministrit

spot_img
spot_img

Nga Red Varaku

Italia është sot vendi më i goditur nga virusi Covid 19. E gjithë bota i ka sytë nga ajo, sepse përmasat e tragjedisë atje i kanë kapërcyer kufijtë.

Sigurisht, që çdo ndihmë për Italinë sot është një akt fisnik, pavarësisht reklamimit, sidomos kur vjen nga populli shqiptar, sepse është një popull, që na ka hapur derën në momentet tona më të vështira.

Thënë kjo, dërgimi i ekipit tonë të përbërë nga 10 mjekë dhe 20 infermiere , edhe pse një akt simbolik, përmban në vetvete një mesazh të vëllazëror, gjë që u reflektua edhe nga disa reagime në Itali.

Deri këtu, ky akt do ta bënte krenar çdo popull dhe çdo kryeministër, i cili pasi ka ‘zgjidhur’ hallet e kombit të tij, përfshi këtu edhe Kosovën, mendon edhe për fqinjët në vështirësi .

Por, e bërë nga ‘shpëtimtari i botës’ që me papërgjegjshmërinë e tij po e çon Shqipërinë drejt greminës dhe e bërë nga njeriu që akuzohet nga mediat kryesore të këtij vendi, si njeriu që asgjësoi demokracinë dhe e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, ngjan më shumë me një akt tejet hipokrit .

Një akt, pas të cilit qëndron dinakëria e një mitomani, që kërkon ta përdorë këtë situatë, jo në interes të vëllazërisë së dy popujve, por për të pastruar njollën që qëndron si damkë turpi në fytyrën e tij si udhëheqësi i narkoshtetit më të ri në botë dhe si njeriu që po e mban peng të ardhmen e këtij populli vetëm për interesin e tij.

Jo rastësisht , ky akt dyfytërësie nuk shkaktoi, as një reagim në Shqipëri, përveç se tek disa kërcunj, që me vetëmohim shërbejnë për të mbajtur të ndezur furrën e propagandës të kryeministrit.

Kjo, sepse shqiptarët u bënë shtatë vjet që për shkak të këtij njeriu, janë detyruar të jetojnë nën dhunën e ‘këlyshëve’ të tij besnikë, të cilët ky njeri i gradoi në deputetë dhe kryetarë bashkish.

Kjo sepse, vetëm për shkak të papërgjegjshmërisë së këtij njeriu, po përjetojnë një degradim të pandalshëm të demokracisë, ekonomisë dhe shoqërisë.

Ndaj, sado i sofistikuar dhe mjeshtëror qoftë, asnjë operacion plastik, nuk e mbulon dot fytyrën e vërtetë kriminale të këtij regjimi, sepse ajo është e ngulur thellë në mishin dhe kockën e këtij populli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular