Dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali është një vendim personal i Ramës, tipik për operacionet propagandistike që përdorin regjimet kudo në botë.
Në një intervisë për NEWS 24 ai ka theksuar se veprime të tilla kanë ndërmarrë vetëm Kuba, Kina dhe Rusia.
h
“Unë e kam shprehur mendimin tim. Pajtohem me ata që e shikojnë si një operacion propagandistik. Nga ata që bëjnë rëndom regjimet. Ndërkohë që keqtrajtojnë historikisht vendasit e tyre, regjimet kanë bërë gjithmonë operacione imazhi në botë. Po të shohësh në rastin konkret, Italinë e kanë ndihmuar vende si Kina që ka përgjegjësi jo vetëm për këtë, por që është një regjim që ka mbajtur sekret numrin e viktimave dhe fillimin e sëmundjes në Huan. Po të njëtën gjë ka bërë Rusia e Putinit ku dihet që vendiet i merr ai dhe i përdor për imazhin e vet personal. Po ashtu edhe Kuba” ka shtuar Lubonja.
Ai e ka mbështetur mendimin e tij edhe me argumentin se “nëse je kaq vërtet fisnik, këtë duhet ta tregosh edhe brenda vendit. Shqipëria është e 13- ta në botë sipas kombeve të Bashkuara për korrupsion. Pra të keqtrajtosh vendasit dhe të bësh mirë për Italinë është propagandë”.