BallinaAktualitetBasha përshëndet mjekët e dërguar në Itali dhe kërkon kujdes për stafin...

Basha përshëndet mjekët e dërguar në Itali dhe kërkon kujdes për stafin mjekësor në Shqipëri: Nuk duhet të mungojë

Basha përshëndet ekipin mjekësor të dërguar në Itali dhe kërkon kujdes maksimal për stafin mjekësor në Shqipëri: Nuk duhet të mungojë asgjë për mbrojtjen e tyre

Pyetje: Edhe një koment nëse mundeni. Ka qenë një gjest i komentuar shumë edhe në mediat italiane vajtja e 30 mjekëve shqiptarë në ndihmë të Italisë. Keni një koment për këtë?

Lulzim Basha: Patjetër dua t’i falenderoj nga zemra ata mjekë dhe infermierë që kanë treguar gatishmërinë të mbështesin Italinë, e cila ndodhet në një gjendje tepër të vështirë. Dua t’u uroj punë të mbarë dhe të jenë sa më të sigurtë, si dhe të kthehen shëndoshë e mirë. Dua të falenderoj me qindra, në mos me mijëra mjekë dhe infermierë shqiptarë, që ndodhen tashmë në Itali, një pjesë prej tyre larguar për arsye që të gjithë i dimë gjatë dy-tre viteve të fundit. Në të njëjtën kohë dua të kërkoj vemendje maksimale, mbështetje maksimale për mjekët dhe infermierët shqiptarë këtu që janë në një gjendje stresi konstant, presioni konstant dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme, në kuptimin jo thjesht të shpërblimit financiar i cili absolutisht nuk duhet të mungojë, por në kuptimin e mbrojtjes së tyre. Sot jam informuar që kanë ardhur pajisjet e para mbrojtëse nga Turqia, ndërkohë që është shumë vonë dhe kjo na ka kushtuar. Edhe vetë e keni parë që edhe figura të njohura janë konfirmuar të infektuar mes personelit mjekësor, përfshirë këtu mjekë të njohur, infermierë, kryeinfermierë. Megjithatë, dua t’i falenderoj nga zemra. E gjithë shoqëria është në borxh mirënjohje të thellë me ta. Kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë akte heroizmi të panjohur për shumicën e njerëzve. Përshembull, dje mësova se në orët e vona në spitalin Shefqet Ndroqi, duke shpërfillur çdo rrezik ekspozimi personal është kryer një operacion për të shpëtuar jetën e një 19-vjeçari. Dua të përshëndes gjithë ekipin kirugjik që ka bërë të mundur këtë ndërhyrje nën drejtim e Dr.Ylber Vatës, të cilin e njoh personalisht dhe me këtë rast dua ta përshëndes, por dua të përshëndes me qindra, me mijëra që i njoh apo nuk i njoh përsonalisht, për sakrificën dhe shërbimin e tyre të përditshëm, bashkë me infermierët, bashkë me personelin shëndetësor, në këto kushte të vështira meritojnë të gjithë mbështetjen tonë, e meritojnë mbështetjen e qytetarëve pa diskutim dhe këtu bëj thirrje që në kontaktet e tyre me personelin shëndetësor të jenë sa më të drejtëpërdrejtë, sa më të sinqertë edhe përsa i përket kontakteve që kanë pasur në rastet kur dyshohet infeksion të Covid. Por mbi të gjitha dua t’i bëj thirrje qeverisë t’i japë mbështetje totale dhe mbështetja më e mirë që mund t’u japë sot është që çdo mjek dhe çdo anëtar i personelit shëndetësor të ketë paisjet e mjaftueshme mbrojtëse. Së dyti të ketë mjaftueshëm kapacitete testimi dhe testimi të bëhet brenda kohës më të shkurtër dhe jo të presin me ditë për t’u testuar e me ditë për të marrë rezultatin. Dhe së treti duhet urgjentisht që kapacitetet shëruese, për të cilat u krijua dhe një tender para një jave, të vihen sa më shpejt në funksion në mënyrë që të përballohet fluksi në rritje i të infektuarve në spitalet tona

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular