BallinaAktualitetIku "infermier" në Itali/Flet përgjegjësi i karburantit në Vorë: Qazim Ismaili ishte...

Iku “infermier” në Itali/Flet përgjegjësi i karburantit në Vorë: Qazim Ismaili ishte në punë deri para 2 ditësh

Fatmir Myftari, përgjegjës i karburant Kastratit në qendër të Vorës në një bisedë telefonike pranoi se Ismaili ishte pompist në këtë stacion, si dhe rrëfeu se ai ka qenë atje deri para dy ditësh.

“Qazim Ismaili është punonjës i këtij karburanti. Ka punuar këtu për shumë kohë si pompist. Deri para dy ditësh ai ka ardhur rregullisht në punë. E morën për në Itali dhe u largua”, -tha Myftari
.
Qazim Ismaili është pjesë e stafit me 30 mjekë dhe infermierë që u dërguan në Itali. Por megjithëse pa asnjë eksperiencë në këtë fushë, ai u përzgjodh nga aplikimet vullnetare për t’u bërë pjesë e luftës kundër COVID-19 në Itali. Dosja.al
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular