BallinaAktualitetU dërgua në Itali, flet e bija: Po ka punuar pompist, ka...

U dërgua në Itali, flet e bija: Po ka punuar pompist, ka dhe lejen e mjekut

E kontaktuar nga portali “JOQ Albania”, e bija e Ismailit ka publikuar notat e shkollës të së atit dhe certifikatat që ai ka marrë gjatë periudhës që pretendon se ka punuar në profesion.
Dosja.al publikoi sot lajmin se një nga infermierët e dërguar në Itali. Qazim Ismaili ka punuar si pompist në një karburant në Vlorë. Menjëherë pas publikimit të lajmit filluan edhe kundërpërgjigjet, një prej tyre ka ardhur edhe nga vajza e tij.

E kontaktuar nga portali “JOQ Albania”, e bija e Ismailit ka publikuar notat e shkollës të së atit dhe certifikatat që ai ka marrë gjatë periudhës që pretendon se ka punuar në profesion. Ajo shton se i ati ka kaluar me sukses edhe provimin që u është bërë ekipit shqiptar në Itali dhe po pret që të nisë punën.

“Nuk kam arsye për të qënë anonim. Jam Artjola Ismaili, vajza e Qazim Ismailit, mjekut që shkoi në Itali për të cilat qarkullojnë edhe shumë lajme. Këtu në Shqipëri janë zakon keqinterpretimet e çdolloj lajmi apo fjalimi. Dhe do të doja të sqaroja të gjithë këto lajme që më vjen me të vërtetë neveri. Po babi im ka punuar pompist, e vërtetë, e çdo të të thotë kjo??? Edhe nëj përgjegjes për një periudhë mund të jetë pjatalarës, nuk është turp që të punosh, e sidomos për të siguruar të ardhurat e familjes. E kjo nuk tregon që babi im nuk është mjek, boll me këto lajme. Babi im ka bërë shkollën për mjekësi, ka lejen e mjekut, ka kaluar edhe provimin në Itali për të filluar punën ndershmërisht sot atje. Janë të gjitha të dokumentuara edhe për eksperiencën e punës disa-vjeçare në Itali, si dhe tek spitali nr.2 në Shqipëri. Për faktin se unë isha e vogël dhe kisha nevojë për një operacion në zemër, u detyrua që të linte punën dhe të kthehej për mua,” -sqaron ajo.

Vendimi i qeverisë shqiptare për të dërguar 30 mjekë dhe infermierë në Itali u përshëndet nga i gjithë populli dhe autoritetet italiane.

Drejtori i Spitalit të Breshias tha dje se ata ende nuk janë gati për punë, pa kaluar njëherë në testim.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular