BallinaAktualitetBasha: Anullimi i tenderave të shoqërohet me anullimin e koncesioneve dhe pagesat...

Basha: Anullimi i tenderave të shoqërohet me anullimin e koncesioneve dhe pagesat për PPP. Shqiptarët duhet të trajtohen me

Basha: Anullimi i tenderave të shoqërohet me anullimin e koncesioneve dhe pagesat për PPP. Shqiptarët duhet të trajtohen me një paketë të plotë ndihme.

Hapi i sotëm i kërkuar prej më shumë se 3 javësh nga opozita duhet të shoqërohet menjëherë me anullimin nga qeveria të të gjithë koncensioneve dhe pagesave për PPP-të dhe çdo lek i qytetarëve duhet të shpenzohet në dobi të tyre dhe vetëm për tejkalimin e krizës që ka shkaktuar pandemia. As shqiptarët dhe as Shqipëria nuk e kanë luksin të shpenzojnë miliona euro me koncensione, me PPP apo me tendera korruptivë të panevojshëm. Sot që flasim, shumica dërmuese e familjeve shqiptare po përballen me vështirësi të mëdha, vështirësi në kufijtë e mbijetesës, pa paga dhe pa të ardhura. Ndërkohë që bizneset janë lënë pa asnjë mbështetje dhe nën presionin sesi do të mund t’i kthejnë sado pak në gjendjen normale. Ndaj për këtë arsye kërkoj menjëherë një paketë të plotë ndihme, e cila të vijë në kufijtë e nevoja që ka sot Shqipëria dhe shqiptarët dhe mundësive që ofron buxheti i shtetit. Dua ta përsëris fare qartë: është e pafalshme që tre javë pas propozimit të opozitës për një paketë sociale dhe ekonomike Shqipëria të mjaftohet me një paketë që është vetëm sa një e treta (1/3) e paketës së Kosovës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular