BallinaAktualitetBllokimi i shqiptarëve në kufi/Basha: Braktisja e tyre, papërgjegjshmëri çnjerërore

Bllokimi i shqiptarëve në kufi/Basha: Braktisja e tyre, papërgjegjshmëri çnjerërore

Bllokimi i qytetarëve shqiptarë në pikat kufitare ka sjellë edhe reagimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Sipas liderit të opozitës, situata është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente, ndërsa shton se, braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerërore.

“Situata e qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Qeveria të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që prej 48 orësh mbahen peng në rrugë në pikat e kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë e Malit të Zi.

Braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerërore.  Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre”, shkruan Basha në një reagim të tijin në Twitter.

Image

Prej dy ditësh mbyllja e kufirit me Greqinë ka shkaktuar probleme dhe amulli dhe dhjetra qytetarë shqiptarë, të cilët duan që të kthehen në shtëpitë e tyre, dhe nuk kanë marrë asnjë sqarim nga ana e autoriteteve.

E njëjta situatë raportohet edhe në pika të tjera kufitare, pa harruar edhe qindra shqiptarë të bllokuar në Europë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular