BallinaAktualitetPaloka: 10 oligarkët e Ramës me 120 mln euro, të vetmit që...

Paloka: 10 oligarkët e Ramës me 120 mln euro, të vetmit që gëzojnë në krizë pa iu prekur asnjë qindarkë

10 oligarkët e Ramës me 120 milionë euro janë të vetmit që gëzojnë në krizë pa iu prekur asnjë qindarkë.

I këtij mendimi është nënkryetari i PD, Edi Paloka, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale shprehet se, subvencionimi dhe jo shtyrja e qirave është zgjidhje për qytetarët.

Sipas nënkryetarit të PD, Rama i bën llogaritë e biznesit të vogël që mezi mbijeton në kushte normale, bazuar në fuqinë ekonomike të tij dhe të 10 oligarkëve, që pasurohen çdo ditë me paratë e shqiptarëve.

“Të vetmit që gëzojnë në këtë krizë dhe nuk janë në luftë janë 10 koncesionarët e Edi Ramës, që nuk u preket asnjë qindarkë. Vetëm këtë vit Edi Rama planifikon t’u japë pa asnjë dobi për qytetarët plot 120 milion euro! Qeveritarët e korruptuar dhe oligarkët janë të babëzitur, jo pronarët, që mbijetojnë me të ardhurat e siguruara nga qiraja!

Shtyrja e qirave nuk është zgjidhje. Qiratë duhet të subvencionohen nga shteti, siç po bëjnë vendet fqinjë. Pas 2 muajsh aftësia paguese e bizneseve do të jetë edhe më e pakët. Vetëm Edi Rama nuk e kupton këtë, sepse i bën llogaritë e biznesit të vogël që mezi mbijeton në kushte normale, bazuar në fuqinë ekonomike të tij dhe të 10 oligarkëve, që pasurohen çdo ditë me paratë e shqiptarëve”, shkruan Paloka në postimin e tij.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular