BallinaAktualitetFOTO-Humbi jetën nga Covid 19/Letra prekëse e mjekut Mhill Gecaj: Shuhet ylli....Deri...

FOTO-Humbi jetën nga Covid 19/Letra prekëse e mjekut Mhill Gecaj: Shuhet ylli….Deri deri para pak ditëve..

Nga Mhill Gecaj

Me dhimbje mora lajimin per ndarjen nga jeta të SOKOL MET MESHI,
Burri i Nikaj-Merturit dhe i Malsise së Gjakovës.
Duke lënë dhimbje të thellë tek vajzat, djali, nipërit, mbesat, të afermit, shokët dhe miqtë e tij të shumtë!
Ai që fitoi dhjetera sfida si qëndrestar i pa epur në frontet e punës dhe ndërtimit për rreth 6 dekada me radhë, duke mbetur një legjendë e gjallë për Tropojën dhe jo vetem.!
Sot humbi betejën me Covid-19 me këtë pandemi të pa besë që ka mbërthyer Globin.
U lind 89 vite më parë në truallin Deli Meshit në fisin e Nikajve, një jetë në sherbim të zhvillimit dhe progresit, në sherbim të qytetarëve, mbi 60 vite punë si inxhinjer i talentuar, studius, projektues dhe ndërtues i veprave publike ne rrethin e Tropojës dhe jo vetem.!
Ishte nje drejtues i perkushtuar në disa sektor dhe ndermarrje për shumë dekada, duke filluar si debutues në ndërtimin dhe sh’frytezimin e hekurudhës së parë Durres – Tiranë, për të vazhduar për rreth pesë dekada në Tropojë…dhe për ta mbyllur në Tiranë, Krujë dhe Elbasan.
Është shpallur Qytetar Nderi i Bajram Currit, dhe mbante titullin e larte Mjeshter i Madh, akorduar nga Presidenti i Republikes…Deri para pak diteve gëzonte shëndet të plotë pranë fëmijve, niperve dhe mbesave, duke mbetur gjithnje aktiv ne shoqeri, si veprimtar dhe edukator i brezit te ri.
Por vlersimi me i larte ka qene respekti mbarë qytetar ndaj tij, si krenari e asaj treve, si njeri i punës dhe simbol i fisnikërisë Nikaj Merturase dhe të mbarë Malsise .!
Shume aktiv edhe si pjese e organeve drejtuse te Shoqates Nikaj Mertur në gjithë keto vite ky spikaste me mençurine, urtësine dhe dashamirësine e tij, si dhe pjesmarres në të gjitha aktivitetet deri para pak ditësh !
Miku yne i paharruar dhimbja per ty në keto momente është e madhe, duke shtuar edhe pamundesine për të hedhur një grusht dhe, apo vendosur një tufë lule ne banesën e fundit… per vet kushtet e pandemise qe ka mberthyer njerzimin.Të qoftë dheu i lehtë e pushofsh ne paqe Sokol Met Meshi!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular