BallinaAktualitetKapshticë: 17 shqiptarëve u jepet ndihma në spitalin e Bilishtit dhe kthehen...

Kapshticë: 17 shqiptarëve u jepet ndihma në spitalin e Bilishtit dhe kthehen sërish në tokën neutrale

Një grup shqiptarësh vijojnë të qëndrojnë në tokën neutral mes Greqisë dhe Shqipërisë, pas traut të pikës doganore të Kapshticës.

Informohet se sot në mëngjes atje ndodhen rreth 25 shtetas shqiptarë ndërsa pjesa tjetër është kthyer mbrapsht.

Ndërkohë nata ka qenë tepër e vështirë për ta për shkak të temperaturave të ulëta, dhe qëndrimit për më shumë se 40 orë në tokë neutrale

Prandaj 17 shtetas shqiptarë janë shoqëruar për në spitalin e Bilishtit për të marrë kujdes shëndetësor më pas mëngjesin e sotëm ata janë rikthyer sërish në tokën neutrale.

Pse nuk mund të hyjnë?

Sistemi TIMS ëstë mbyllur me urdhër të autoriteteve shqiptare dhe nuk lejohet hyrja e asnjë këmbësori pa pasur leje nga ambasada shqiptare në Athinë apo konsullata në Janinë.

Duhet që ambasada të dërgojë me email njoftimin për leje kalimin e një qytetari dhe më pas lejohet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular