BallinaAktualitetTë kalosh Covid 19 në Zall-Dardhë të Dibrës, shijon ushqimin bio, bukurinë...

Të kalosh Covid 19 në Zall-Dardhë të Dibrës, shijon ushqimin bio, bukurinë e natyrës dhe gëzon më shumë liri…

Situata e krijuar nga Covid 19 thujase i ka izoluar qytetarët brenda mureve të shtëpisë. Më të vështirë e kanë ata që jetojnë në pallate, të tjerë që në shtëpi private, por që janë në një zonë të populluar. Jane shumë janë privuar nga liria e tyre e levizjes për tu kujdesur nga mospërhapja e virusit të rrezikshëm që vazhdon të marrë jetë njerëzish. Ka të tjerë qytetarë të cilët kanë mundur të gjejnë zgjidhje për të qenë larg zonave të banuara dhe në një zonë me ajrin më të pastër dhe ushqimin bio.
Njëri prej tyre është Neshat Ndreu, Sekretar Organizativ i PAA, një forcë politike e cila programin e saj, platformën qeverisëse e ka kryesisht të lidhur me fshatin, bujqësinë. Nuk kishte se si të ndodhet ndryshe, që Neshat Ndreu në këtë krizë të mos shkonte në fshatin e tij të lindjes ndoshta për disa ditë, dhe duke parë situatën e bllokuar thujase një muaj vazhdon të qëndroj atje duke shijuar jo vetëm bukuritë e natyre, kthyer pas në nostalgiji duke kujtuar femijerine, por shijuar dhe ushqimin bio të zonës, shkel bukuritë e natyrës aty ku lindi dhe u rrit, por siç e pranon dhe vet; ka dhe më shumë liri.
Për startnews.al Neshat Ndreu thotë se: -“Në Zall-Dardhë karantina e Covid 19 nuk është brenda mureve të shpise kuzhinë, dhomë gjumi e banjo, por një hapsirë e pa fund me livadhe me pyje me lumin Drin dhe me përrenj malor”. Kjo hapsire dhe lulzimii  pranveres te ftojne ta shkëlësh çdo ditë”.
Ato pak banorë të zonës që jetojne këtyre anëve me një histori të shkruar merren me punët e bujqësisë,  përshendeten nga larg me njëri tjetrin duke ruajtur distancën për tu ruajtur nga Covid 19″.
Si një u dashuruar me natyrën, bujqësinë, Neshat Ndreu thotë se: -“Produktet janë të gjitha të zonës të fresketa, të shishme e bijo. Të gjitha këto të bëjnë të mos e ndjesh efektin e Karantinës në Zall-Dardhë”.
Pavarësisht të gjitha këtyre jeta në këto anë jeta lëviz shumë ngadalë pasi janë ndërprerë të gjitha lëvizjet drejt tregjeve dhe fermerëve edhe nga ato raste vdekjesh nga natyra përcjellja per banesen e fundit e te ndjerve ështe bere nga nje numer shume shume I vogel i me te arferme dhe familjarve te tyre. Nuk degjohet muzik dasme eshte nje qetesi dhe nje peisazh sa ibukur aq edhe i trishte.  Shetisim ketyre anve dhe lutemi qe ketije vendi ti kthehet gjalleria e njerezve dhe e vizitorve.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular