BallinaAktualitetLokali i djegur në Vlorë i burrit të deputetes. Çfarë deklaroi ai...

Lokali i djegur në Vlorë i burrit të deputetes. Çfarë deklaroi ai në polici…

Lokali i përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës eshte prone e bashkeshortit te deputetes se opozites se re ne Kuvendin e Shqiperise, Enada Kapllani.

Burime për “Panorama Online” bëjnë me dije se lokalit në pronësi të shtetasit me iniciale A.Kapllani i është djegur vetëm pjesa e banakut, që ndodhej në pjesën e jashtme të subjektit.

Flaket jane verejtur nga nje patrulle e policise, qe me pas ka lajmeruar zjarrfikeset, me nderhyrjen e te cileve eshte minimizuar dëmi.

Dyshimet e para janë për zjarrëvënie të qëllimshme, pasi një person eshte pare duke u larguar me vrap nga zona.

Pronari ka deklaruar ne polici se nuk ka asnje konflikt dhe njihet si ne person i rregullt dhe pa probleme ne Vlore, por policia eshte duke punuar per zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

Në orët e para të mëngjesit, të sotëm, në zonën e lungomares ka rënë zjarr në një lokal “Bar-Kafe” pranë “Rirës” në pronësi të shtetasit A.K.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht banaku në verandën e lokalit.

Policia vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular