BallinaAktualitetSensibilizim për 7-vjeçaren në Kamëz nga Ora News, ndihmohet familja

Sensibilizim për 7-vjeçaren në Kamëz nga Ora News, ndihmohet familja

Përcollëm jo pa emocion një ditë më parë gjendjen e vështirë të një vajze 7 vjeçare të sëmurë me banim në Kamzë. Apelit për ndihmë në ekranin e Ora Neës pasi familja e saj nuk siguronte dot ushqim dhe ilaçe i janë përgjigjur shumë qytetarë dhe institucione. Një ditë pas publikimit të rastit disa nga nevojat më kryesore të familjes Dokle tashmë janë plotësuar. Qyetarë të ndryshëm por dhe kompani private kanë ndihmuar vajzën e vogël 7 vjeçare, e cila nuk kishte ilaçe në familjen e saj në Kamzë. Një ditë pas publikimit të rastit në Rtv Ora, nëna e 7-vjeçares Aida Dokle falenderon të gjithë ata që e ndihmuan, por vlerëson edhe median për sensibilizimin e rastit. 

E ndodhur në kushte të vështira pa ilaçe për vajzën me probleme shëndetësore, Aida Dokle e prezantoi shqetësimin e saj në emisionin “Ora Juaj” të moderuar nga Klodi Karaj dhe më pas grupi i xhirimit të Ora News shkoi në banesë dhe trajtoi rastin.

“Jam e sëmurë, nuk kam ilaçe.”

Vetëm një ditë pas transmetimit të kronikës, qytetarë të ndryshëm dhe kompani private iu gjendën familjes së 7-vjeçares në këto kohë të vështira si pasojë e pandemisë botërore të koronavirusit.

“Kemi pasur shumë telefonata, kryetari Rakipin e falenderojmë shumë më ka ndenjur pranë këto kohë. Dhe sot zotëria që më sollët ju e falenderojmë shumë.

Ora News prej vitesh është gjendur pranë çdo familje në kushte të vështira ekonomike, duke trajtuar historitë e tyre e duke përcjellë apelin për ndihmë. Ky mision do të vazhdojë si deri tani me bindjen se të gjithë së bashku do t`ia dalim. Ora News

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular