BallinaAktualitetSërish shifra të frikshme nga Spanja, rritet bilanci i viktimave nga COVID-19

Sërish shifra të frikshme nga Spanja, rritet bilanci i viktimave nga COVID-19

Rritet sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë. Autoritetet spanjolle raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 743 viktima, shifër kjo në rritje me 100 persona, krahasuar me shifrën e djeshme, ku u regjistruan 637 viktima.

Me të dhënat e sotme, Spanja shënon sërish bilanc tragjik në rritje nga virusi vdekjeprurës, duke e çuar në 13 798 numrin total të viktimave.

Me një fije shpresë, pasi katër ditët e fundit ishin shifra në zbritje, një tjetër goditje vjen për Spanjën, vendi i dytë pas Italisë me numrin më të lartë të vdekjeve në botë.

Më shumë se 140.500 njerëz kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Spanjë, duke u bërë e dyta në botë pas SHBA.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular