BallinaKronikeEMRI/ Gjendet një person i pajetë në katin e pestë të një...

EMRI/ Gjendet një person i pajetë në katin e pestë të një pallati

Një person është gjendur i pajetë mbrëmjen e sotme në katin e pestë të një pallati, në rrethana ende të paqarta.
Leonard Murrizi, 38 vjeç, u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Elbasan në lagjen “Beqir Dardha”.

Ai jetonte i vetëm pasi bashkëshortja dhe tre fëmijët jetonin në Greqi.
Murrizi është gjetur i pajetë në divan, nga të afërmit e tij.

Familja ka tentuar disa herë ta kontaktojë në telefon. Pasi nuk kanë marrë përgjigje kanë njoftuar policinë.
Hapja e derës është bërë shërbimet zjarrëfikëse.
Deri më tani dyshohet se Murrizi ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular