BallinaAktualitetKryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto: Qeveria nuk dëshiron...

Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto: Qeveria nuk dëshiron të na dëmshpërblejë

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania, kreu i shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto u shpreh se masat që u morën nga qeveria për pezullimin e aktivitetit të bizneseve ishin tepër agresive.

“Dje kam bërë shumë telefonata në qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe në Tiranë nuk ka nisur të jepet kësti nga ana e qeverisë. Masat që u morën në Shqipëri ishin shumë agresive për ne si shoqatë. Nga ajo që kemi parë edhe në vende të tjera mund të them se ishin tepër agresive. Megjithatë ne i jemi bindur urdhrit të qeverisë, ligjit që nxorri qeveria për çështjen e mbylljes së qepenave dhe mbylljes së bizneseve tona”, u shpreh Nasto.

Sipas Nastos, ekziston një lloj kontradikte në vendimin e qeverisë për të lënë hapur disa biznese ndërkohë që për qytetarët lëvizja është e kufizuar.

“Tani jemi gati në ditën e 30-të ose më shumë, ditë që ne kemi mbyllur aktivitetet tona. Nga njëra anë vendosen kufizime për qytetarët që të mos dalin jashtë dhe nga ana tjetër i thotë biznesit të vazhdojë aktivitetin, kjo ne na duket rrëshqitje. Qeveria nuk dëshiron të paguajë biznesin dhe ta dëmshpërblejë, vetëm për këtë e bën, jo për t’i ardhur në ndihmë biznesit. Nuk e quaj këtë ndihmë apo diçka tjetër. Nuk shërben kjo, kur liridalja për qytetarët është e kufizuar”, tha kreu i shoqatës së Biznesit të Vogël.

Në fund, ai listoi disa kërkesa të shoqatës që ai përfaqëson të drejtuara ndaj qeverisë.

“Ne jemi një shoqatë shumë e madhe, shumë e organizuar e ngrituar nga ambasada amerikane, nga USAID-i dhe kemi marrë trajnime shumë të mira nga amerikanët. Kemi kërkuar në fillim vetëm 12 pika për të realizuar qeveria shqiptare, në raste dhe situata emergjente, një pagesë minimale për çdo biznes të mbyllur, por edhe për punëtorët që kishim. Ne po shohim se janë shumë pak punëtorë që po e përfitojnë këtë . Kemi një konfuzion shifrash dhe jo transparencë nga ana e qeverisë sa i takon atyre që do të përfitojnë. Ne mendojmë se mund të operohet edhe në mënyrë selektive pasi nuk ka një listë të saktë se cilët do të përfitojnë”, tha Nasto.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular