BallinaAktualitetMessi i habit të gjithë, tregon futbollistin që kishte frikë të shihte...

Messi i habit të gjithë, tregon futbollistin që kishte frikë të shihte në sy

A mund të ketë frikë Lionel Messi nga ndonjë futbollist? Vështirë ta mendosh se diçka e tillë ekziston, por ka qenë vetë argjentinasi që ka treguar se në momentin që Thierry Henry zbriti për herë të parë në Camp Nou ka përjetuar një admirim të madh për të.

“Kur Henry erdhi për herë të parë në dhomat e zhveshjes nuk kisha guxim që ta shihja në sy. Shtanga, pasi e dija se çfarë kishte bërë në Angli. Mund të them se ndjeja një admirim për të”, – tha “Pleshti”.

Messi dhe Henry kanë luajtur së bashku te Barca. Argjentinasi po shkëlqente me ekipin katalanas, ndërsa francezi nuk përmbushi pritshmëritë në Camp Nou.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular