BallinaAktualitetNdryshimet në Kodin Penal/Rama u përgjigjet 30 OJF-ve: Tërheqje nuk bëhet fjalë...

Ndryshimet në Kodin Penal/Rama u përgjigjet 30 OJF-ve: Tërheqje nuk bëhet fjalë…

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj rreth 30 organizatave jo fitimprurese të cilat kundërshtojnë nismën e ndërmarrë nga qeveria për të dënuar deri në 15 vite burg ata që përhapin qëllimisht koronavirusin

Në reagimin e tij, kreu i qeverisë shqiptare teksa drejton disa pyetje në drejtim të tyre, nënvizon se “nuk kemi rrugë tjetër për t’u hapur pa rrezikuar të humbim gjithcka!”.

Rama thotë se Shqipëria nuk mund të jetë i vetmi vend në planet që nuk parashikime për këtë çështje në Kodin Penal.

Kryeministri Rama ne Twitter:

Shoqatat s’duan asgjë në Kodin Penal për mbrojtjen nga epidemia?!Po daljen e njerëzve nga shtëpia e duan?!Po rivënien në lëvizje të ekonomisë e duan?!Po rrezikun e infeksionit kur hapemi e kanë menduar?! E pra, nuk kemi rrugë tjetër për t’u hapur pa rrezikuar të humbim gjithcka!

Kështu që nëse kanë propozime konkrete për përmirësime bujrum pa humbur kohë, sepse s’mund të jemi i vetmi vend në planet që s’ka asgjë në Kodin Penal për të mbrojtur popullin nga kërcënimi i jetës, në kushtet e epidemisë! Përmirësime po, tërheqje as që bëhet fjalë fare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular