BallinaBotaU ka kaluar koha e lejuar e qëndrimit në Shengen, Gjermania ka...

U ka kaluar koha e lejuar e qëndrimit në Shengen, Gjermania ka një vendim të ri

Kushdo që është në Gjermani me një vizë të skaduar të Shengenit, nuk duhet të ketë frikë nga ndonjë ndëshkim për momentin.

Kështu së paku raportojnë mediat gjermane, sipas të cilave ka qenë ministri i Brendshëm Federal, Horst Seehofer (CSU), që lëshoi një urdhëresë përkatëse të enjten, përcjell Telegrafi.

Urdhëresa, siç thuhet më tej, është e vlefshme nga kjo e premte deri në 30 qershor.

Sipas Ministrisë së Brendshme, rregullorja po i përgjigjet situatës speciale të të huajve, të cilët, për shkak të kufizimeve të gjera në udhëtimet ndërkombëtare si rezultat i pandemisë së coronavirusit, nuk kanë mundësi përkohësisht të largohen nga Gjermania dhe të kthehen në vendet e tyre të lindjes.

Ministria e Brendshme dëshiron të vendosë në një datë të mëvonshme nëse kjo rregullore mund të zgjatet përtej fundit të qershorit, duke marrë parasysh zhvillimet.

Ndryshe, sikurse shumë vende në botë, edhe Gjermania po ballafaqohet me krizën e shkaktuar nga coronavirusi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular