Lirohet nga burgu Bledar Toçi, ish-shefi i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit, i akuzuar për vrasjen e Dritan Haxhollit në shtëpinë e Marsida Qatjas në Kavajë disa muaj më parë.
NGJARJA
Zyrtari i burgut të Durresit, Bledar Toçi, që qelloi me armen e sherbimit dhe la te vdekur ne vend shtetasin Dritan Haxholli, pas perplasjes se shtepine e Marsida Qatjas ne Kavaje, u akuzua per vrasje me dashje. Akuzen, e ngriti policia qe pak ore pas krimit, ku njoftoi edhe arrestimin e Tocit ne spital.
Sipas organit te akuzës, nga provat e mbledhura ne banesen e krimit si dhe deshmite e marra nga personat qe kane qene te pranishem ne momentet e ngjarjes, eshte arritur ne konkluzionin se vrasja ka qene me dashje e jo ne kushtet e vetembrojtjes, sic ka thene para oficereve te policise gjyqesore shefi i sigurise se brendshme prane burgut ne Durres.
Edhe pse ai ka deklaruar per policine se ka qelluar per vetmbrojtje, pasi Haxholli e kishte qelluar me kallashnikovin qe kishte me vete ne momentin qe hyri naten ne banesen e Qatjas, prokuroria shprehet per vrasje me dashje.