BallinaAktualitetIlir Demalia: Pas COVID-19, Shqipërinë e pret kriza ekonomike, mos do ta...

Ilir Demalia: Pas COVID-19, Shqipërinë e pret kriza ekonomike, mos do ta çajë me kanabis?

Nga Amerika opinionisti Ilir Demalia parashikon një të ardhme të zymtë ekonomike për Shqipërinë pas përfundimit të pandemisë COVID-19.

“Pas kësaj krize Shqipëria do të ketë ballafaqim shumë të rëndë në aspektin ekonomik. Të ardhurat nga diaspora, kanë qenë të ngushtuara por tani do të jenë edhe më të pakta, për të mos thënë zerimi. Turizmi nga jashtë do të jetë zero.  Firmat e huaja do të largohen, Shqipëria nuk prodhon asgjë. Nuk e di nëse do të cajë botën me prodhimin e kanabisit mundet? Nuk e di? Cfarë strategjie kanë për të dalë nga kjo gjëndje?“ komenton Ilir Demalia në një lidhje me skype me studion e Ora News.

Kritikon nxjerrjen e ushtrisë nëpër rrugë në kuadër të masave shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Janë të frikshme këto masa drastike në një kohë kur nuk funksionon parlamenti,  gjykatat. Ka nxjerrë ushtrinë në rrugë sikur po vjen pushtuesi. Ai thotë armiku por armiku është i padukshëm.  Atëherë për cfarë i nxjerr ushtarët dhe policinë me automatik në dorë, kë do të vrasë? Ky lloj terrori më kujton kohët e errëta. Nuk është normale.  Nxirr policinë por jo makinat ushtarake, e ushtarët me automatikë.

Në fund të fundit nëse del një njeri pa leje, do ta vrasësh? Pak janë njerëzit të terrorizuar nga ky virus” thotë Demaliaj duke e quajtur pamje të shëmtuar shfaqjen e autoblindave ushtarake nëpër rrugët e kryeqytetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular