BallinaBotaCOVID 19/Emmanuel Macron njofton masat në Francë: Kufizimi i rreptë deri...

COVID 19/Emmanuel Macron njofton masat në Francë: Kufizimi i rreptë deri më…

Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi sot se kufizimi do të zgjatet në Francë deri më 11 maj, gjatë një fjalimi televiziv kushtuar krizës së koronavirusit.

“Kufizimi më i rreptë duhet të vazhdojë deri të hënën, më 11 maj. E hëna 11 maj do të jetë e mundur vetëm nëse ne vazhdojmë të tregohemi qytetarë, të jemi të përgjegjshëm, t’u bindemi rregullave dhe nëse përhapja e virusit ka vazhduar të ngadalësohet”, tha Macron.

“Asgjë nuk është e dhënë. Në fund të kufizimit, nga 11 maji, ne gradualisht do të rihapim çerdhe, shkolla, kolegje dhe shkolla të mesme, por universitetet nuk do të rihapen deri në verë”, shtoi ai.

Presidenti Macron theksoi se pas 11 majit, baret, restorantet, kinematë apo teatrot do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular