BallinaAktualitetFOTO/ Ndërron jetë nëna e politikanit të njohur. Qindra mezazhe ngushellimi...

FOTO/ Ndërron jetë nëna e politikanit të njohur. Qindra mezazhe ngushellimi…

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, Vajdie Duka, nëna e presidentit të FSHF Armand Duka dhe e kreut të PAA-së, Agron Duka.

Lajmin e hidhur e jep vetë ky i fundit përmes një postimi në Facebook.

“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta, të nënës sonë Vajdie Duka, në moshën 81 vjeçare e cila ka qenë drita e shtëpisë tonë dhe drita e dijes e shumë nxënësve përgjatë karierës së saj si mësuese. Një humbje e madhe që lehtësohet vetëm nga dashuria me të cilën ka mbushur përherë zemrat tona dhe gjithë të afërmëve të saj.

Të dashur miq, koha e pazakontë në të cilën jetojmë na detyron të heqim dorë nga zakonet e moçme falë të cilave kemi qenë afër njëri-tjetrit edhe në hidhërime, prandaj të gjitha ritet do t’i zhvillojmë pas kalimit të kësaj situate.

Në emrin tim dhe të familjes sime, ju falenderoj për mesazhet tuaja!”, shkruan Agron Duka.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular