BallinaAktualitetNjë mjek rasti i parë me koronavirus në Kukës, infektohet dhe një...

Një mjek rasti i parë me koronavirus në Kukës, infektohet dhe një në Shkodër

Shënohet rasti i parë me COVID-19 në qytetin e Kukës. Gjatë 24 orëve të fundit në 236 teste të kryera janë identifikuar në total me koronavirus 8 raste të reja. 6 të prekur janë në Tiranë, një është personel shëndetësor në Shkodër, dhe një nga bluzat e bardha në Kukës, që shënon edhe rastin e parë në këtë qytet me COVID-19.

Në spitalin e Shkodrës janë testuar 45 personel shëndetësor, ku vetëm një ka dalë pozitiv.

Deri në këto momente janë testuar 4306 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 475 raste.

“Prirja e pozitivitetit të mostrave të testuara tregon nje qendrueshmëri të rasteve të konfirmuara, kryesisht gjatë dy javëve të fundit”, – tha Eugena Tomini nga ISHP.

24 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 16 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 248.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 37 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 prej tyre janë të intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 46 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet për herë të parë në Kukës dhe zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 227 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 71 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 1 rast

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40”, tha Tomini.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular