BallinaAktualitetVIDEO dëshmia e varfërisë/Dhurata Çupi: Në Klos njerëzit blejnë me listë

VIDEO dëshmia e varfërisë/Dhurata Çupi: Në Klos njerëzit blejnë me listë

Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi shkruan se në zonën e Klosit njerëzit blejnë ushqime me listë.

Sipas saj, 40 përqind e banorëve e kanë emrin të shënuar në listat e dyqaneve.

‘40% e fshatit blejnë me listë.

Situata Migjeniane ne realitet dhe propaganda qeveritare ne facebook. Bizneset e mbyllura momentalisht nga situata e krijuar nga Covid-19, tashmë janë në vështirësi, por edhe ato biznese që janë lejuar të jenë hapur, po përballen me probleme.

Në këtë kategori bëjnë pjesë dyqanet e vogla e kryesisht në zonat rurale. Rasim Shahini ka një dyqan të vogël ushqimoresh në fshatin Bejn të Klosit.

Ai thotë se situata e krijuar nga koronavirusi ka vënë në vështirësi të mëdha familjet në nevojë. Ai tregon se blerjet me listë janë dyfishuar gjatë ketij muaj. Kjo situatë jo vetëm ka prekur familjet ne nevojë, por edhe atë si tregtarë.

Por Rasimi shume njerezor tregon se do të vazhdojë kështu, duke dhënë me listë pasi nuk mund t’i lërë bashkëfshatarët e tij pa bukë’, shkruan Dhurata Çupi në Facebook.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular