BallinaAktualitetNisin sot prenotimet për riatdhesimin, Rama: Sa do të jetë kostoja e...

Nisin sot prenotimet për riatdhesimin, Rama: Sa do të jetë kostoja e fluturimit dhe karantinimit

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se sot hapen prenotimet për për fluturimet e riatdhesimit që nisin të shtunën nga Roma.

Kreu i qeverisë thekson se paketa do të jetë 100€ për fluturimin që do të paguhen nga personi. Ndërkohë 21€ në ditë për akomodimin 14-ditor në hotel, prej të cilave 14€ do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin, ndërsa vetëm 7€ do të paguhen nga personi për ushqimin.

Rama sqaron po ashtu se çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë.

Deklarata e plotë e Ramës:

Sot hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit që nisin të shtunën nga Roma.

Paketa do të jetë 100€ për fluturimin që do të paguhen nga personi dhe 21€ në ditë për akomodimin 14-ditor në hotel, prej të cilave 14€ do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin me standartet anticovid19, ndërsa vetëm 7€ do të paguhen nga personi për ushqimin

Besoj se kjo paketë është mëse e arsyeshme e falenderoj Air Albanian dhe operatorët turistikë për mirëkuptimin dhe kontributin e tyre me zemër shqiptare në këtë nisëm aspak të lehtë, për situatën e ndërlikuar që po kalojmë

#njëAtdhe #njëFamilje

*çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë natyrisht

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular