Falen të gjitha gjobat dhe kthehen pas të gjitha patentat e bllokuara gjatë periudhës së karantinës.
Lajmin e dha vetë kryeministri gjatë një komunikimi online me qytetarët.
“Le të startojnë të gjithë të barabartë fazën e dytë të luftës”, tha Rama, duke theksuar se me dënimet e reja të parashikuara në Kodin Penal të ndryshuar së fundmi, nuk do ketë më tolerim për asnjë.
“Deri më sot janë ekzekutuar rreth 7000 gjoba për këmbësorë e rreth 1900 gjoba për shoferët me bllokim mjeti e heqje patente për 3 vjet. Ne sot kemi vendosur mos ekzekutimin e të gjithë këtyre gjobave e kthimin tek të gjobiturit të gjitha patentat dhe mjetet e bllokuara. Javën e ardhshme me hyrjen në fuqi të Kodit Penal të gjithë qytetarët le të startojnë të gjithë të barabartë kur hapja graduale do shoqërohet edhe me ndëshkimet shembullore për të cilat nuk do ketë më kthim pas, edhe ata që gabuan le të marrin të drejtën e le të startojnë të gjithë të barabartë fazën e dytë të luftës. Ama kush do dojë të jetë njish, do ta paguaje me të gjitha pasojat e rënda edhe penale që parashikohen me atë çka miratuam dje në Kuvend”, u shpreh kryeministri.
… [Trackback]
[…] Here you can find 2019 additional Information to that Topic: startnews.news/2020/04/17/rama-falen-te-gjitha-gjobat-dhe-kthehen-patentat-e-bllokuara-nga-java-e-ardhshme/ […]
Comments are closed.