BallinaAktualitetMbyllja e farmacive, Voltana Ademi: Kam pasur 3 raste me nevoja për...

Mbyllja e farmacive, Voltana Ademi: Kam pasur 3 raste me nevoja për ilaçe dhe s’kanë ku ti blejnë

Në 60 orët e shtetrrethimit të gjitha bizneset janë të mbyllura, përfshirë edhe farmacitë.

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, tha për Rtv Ora tha se duhet të ketë farmaci që qëndrojnë të hapura 24 orë, duke treguar se vetë ajo ka pasur tre raste emergjence të cilët nuk kanë ku të  blejnë ilaçe.

Ademi: Në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë edhe  në këtë moment të na ndodhë diçka, unë kam pasur tre raste ku është kërkuar një asistencë e domosdoshme për ilaçe dhe nuk ke ku blen ilaçe. Hapja e një farmacie 24 orë është e domosdoshme.

Aktivitetet dhe qarkullimi do të jenë të mbyllura deri ditën e hënë në orën 05:00, duke ruajtur të njëjtin orar si java që lamë pas, nga ora 05:00 deri në orën 17:30.

Të gjitha vendet e BE që kanë rregulla strikte izolimi kanë lejuar hapjen e farmacive që hyjnë te grupi i bizneseve të lidhura ngushtë me këtë pandemi, ndërsa Shqipëria bëhet një nga vendet e vetme që edhe në këtë izolim 60 orësh e mbylli edhe këtë shërbim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular