BallinaOP EDCovid-19, virusi urban dhe harresa rurale!

Covid-19, virusi urban dhe harresa rurale!

Nga Arif Rexhmati

Mbi të gjitha shëndeti, ndaj kushdo dhe kudo duhet të bëjë kujdes dhe të dëgjojë mjekët, por pa bërë panik, të zbatojë protokollin mjekësor dhe të garantohet për aktivitetin ditor personal dhe pjesëtarëve të familjes që të mos rrezikojë kontaminim!

Në këtë periudhë epidemie, kur është shpallur edhe pandemia, duhen masa shtrënguese, por jo presion, jo frikësim, duhet ndërgjegjësim dhe sqarim i situatës mjaft të vështirë!

Në këtë periudhë të gjithë japin këshilla, sugjerime, mendime dhe kundërshtime, sipas mendjes së tyre, e në këtë mori mendimesh , por edhe duke parë gjendjen e vështirë të fermerëve, unë mendoj se qeveria e ka harruar fshatin!

🌾Kur në fshat jetojnë akoma 49% e popullsisë, dhe nga bujqësia sigurohet 22% e GDP, pra sigurohet 22% e buxhetit të Shqipërisë, është e nevojshme që në kuadër të masave qeveritare ( qe nuk duket asgje ne horizont) për të lehtësuar ekonominë në këtë situatë të jashtëzakonshme duhet të jenë edhe ekonomitë bujqësore.

🏡Në kushtet e vetëizolimit apo edhe të izolimit të detyruar, të gjithë , pavarësisht situatës së vështirë, ulemi tre herë në dite në tavolinë ( me përjashtim të Kryeministrit që ushqehet dy herë dhe merret me joga), e të gjitha produktet në tavolinat tona e kanë origjinën nga fshati, ndaj duhet politikë e veçantë e mbështetjes për fermat prodhuese bujqësore dhe blegtorale.

🙏Lutemi Zotit , ta kalojmë lehtë, por edhe në variantin më të keq, ata që mbesin do të ushqehen, dhe ushqimi vjen nga bujqësia dhe blegtoria!

Është koha (stina më e përshtatshme) që qeveria të mbështesë fermerët, me impute bujqesore 🌽🌾🚜 e blegtorale🐃🐑 dhe me transportin e tyre !

🏡Fshati, për vetë natyren e tij, punën në ara, jashtë grumbullimeve , në ajër të pastër, diell dhe rrezet e tij , është më i sigurtë kundrejt Covid-19 , ndaj përveçc garantimit të produkteve të domosdoshme, ndoshta edhe strategjike për Kombin, është edhe një relaksim për situatën e rëndë psikologjike të krijuar nga pandemia!

Është koha të mendohet për nesër, për ekzistencën!

Edhe në Luftën e Dytë Botërore, shtetet ndërluftuese, kishin buxhet të caktuar për bujqësinë, por edhe për kulturën, se njerëzit donin ushqim fizik por edhe shpirtëror!
_______
(Në kohën e luftës, një ministër i sugjeroi Churchillit të ndërpriste fondet për Ministrinë e Kulturës, – Pse ? , e pyeti Churchill
-Jemi në luftë – ia ktheu ministri,
– Po atëherë pse luftojmë?, pyeti Churchill.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular