BallinaAktualitet“Kur ke fjetur me mua ti, kur ke ngelur shtatzënë ti?”- Ish-bashkëjetuesi...

“Kur ke fjetur me mua ti, kur ke ngelur shtatzënë ti?”- Ish-bashkëjetuesi nuk njeh vajzën, gruaja: Ke marrë një grua rrugësh dhe…

spot_img
spot_img

Në seancën e ndërmjetësimit sot në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan, Bukuria tregoi gjithë problemet me ish-bashkëshortin dhe faktin që ai nuk pranon vajzën e tyre. Ata nuk kanë bërë as celebrim, për shkak të gjyqit që ish-partneri i saj kishte me ish- gruan e parë.

Në një lidhje telefonike, Ismaili u shpreh se ka vendosur të tregojë të gjithë të vërtetën dhe dyshimet që ka në lidhje me atësinë e vajzës

Ata gjatë seancës ju drejtuan njëri-tjetrit me fjalë fyese dhe tone të larta. Bukurie e akuzoi për një tjetër lidhje, ndërsa Ismaili si një grua mashtruese.

Ismail: Zonja Eni ka mundësi le të flasi, se unë sot do ja heq maskën asaj. Doja shumë të vija në Shqipëri, por janë mbyllur kufijtë, por pa ja hequr maskën asaj, unë nuk e lë me kaq. Unë kam dy pyetje, nuk flas më shumë!

Eni Çobani: Ti s’je martuar asnjëherë me zonjën Bukurie, por keni sjellë në jetë një fëmijë?

Ismail: Jo asnjëherë dhe nuk ka shans të martohet ajo me mua! Mashtruesja!

Eni Çobani: Atëherë të lutem ju pas kthimit të Bukuries, në familjen e zonjës Xhevrie keni prerë çdo lloj komunikimi, nuk keni asnjë lloj kontakti, asnjë lloj detyrimi ndaj fëmijës së vogël.

Ismail: Jo, jo këtu do dal kundra unë. Tani do flas unë.

Bukurie: Ky është mësuar moj zonja Eni!

Ismail: Ajo kur është kryer në familjen e Xhevries, le ta dëgjojnë të gjithë live, do flasim të vërtetën. Xhevrie një dhe Bukuria dy, të nxirrni videot se unë videot i çoj në YouTube.

Xhevrie: Çfarë është duke thënë?

Ismail: Nuk mbaroj me kaq me këto unë, kërcënimet që kanë bërë ato, nuk ka vdekur Ismaili.

Bukurie: Nga ne asnjë kërcënim!

Ismail: Ajo është një femër e ndyrë që ka ardhur aty.

Bukurie: Ti ke marrë një grua rrugësh, që ka lënë burrin në krevat dhe bredh me ty.

Ismail: Ka mundësi…

Bukurie: O pijanec, o injorant!

Ismail: Nuk do mbarosh me kaq me mua! Do më tregosh ti që ke bërë fëmijën. Kur ke fjetur me mua?

Ardit Gjebrea: Ismail ti bëre një pyetje?

Ismail: Kur ke fjetur me mua ti? Unë kur kam qenë në Shqipëri ka qenë Mars. Kur ke ngelur shtatzënë ti?

Eni Çobani: Zoti Ismail ju nuk e pranoni  që vajza është e juaja apo jo?

Ismail: Pa e bërë ADN-në, me atë lloj fytyre unë nuk e pranoj kurrë në jetë, se unë e njoh veten nuk jam budalla. Unë jam i zoti i vetes.

Eni Çobani: Ismail pak më i qetë!

Ismail: Ajo goca është nga unë, e kam shpëtuar unë jetën e saj, i kam thënë nuk do ta heqësh vajzën!

Eni Çobani: Ju pretendoni, se janë shumë të rënda këto fakte..

Ismail: Jo fakte, i kam disqe, unë do ja heq maskën ku e ka.

Bukurie: Pse nuk erdhe kur ishe aq burrë, apo kishe frikë që mos bëhej publike?

Ismail: Ti je një copë mashtruese, një copë hajdute, të gjitha të këqijat i ke ti.

Bukurie: Më ngatërron me veten dhe atë që ke marrë me vete, që bredh rrugëve.

Eni Çobani: Ismail të lutem! Nuk të kam thirrur të bësh fyerje publike.

Ismaili: Ti me nënën tate pisëllëqet që ke folur!

Xhevrie: O maskara, o idiot!

Bukurie: Ti je mësuar me një p…. rrugësh!

Ismaili: Ta tregoj unë, mos u mërzit!

Eni Çobani: Jo, jo do ta ndërpresim seancën, se kështu nuk bëhet, nuk të kam thirrur as ty që të shfrysh mbi Ismailin dhe Ismaili me ty!

Ismaili: Do ta nxjerr maskën unë ty!

Bukurie: Ismaili po të jetë burrë të bëjë analizën tek të tre gocat dhe të shikojë se kush është e tij.

Eni Çobani: Nuk e vazhdojmë dot Ardit. Kjo vetëm seancë normale nuk mund të jetë. /tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular