BallinaTe tjeraShërbimi shëndetësor, farmaceutik, dentar në Konispol që në vitin 1912-të me qeverinë...

Shërbimi shëndetësor, farmaceutik, dentar në Konispol që në vitin 1912-të me qeverinë e Ismail Qemalit

Nga Petrit Ali Mulla

(Konispol)

Me shpalljen e Pavaresise ne Vlor dhe krijimit te Qeverise se Vlores nga i Ismail Qemali,u krijua edhe administrata dhe qeverisja lokale,si dhe sherbimet,per zgjidhjen e problemeve te ndryshme,qe kishte populli !
Si ne te gjithe vendin edhe ne Konispol u krijua Krahinori siç i thuhej ne ate kohe Pushtetit Lokal,qe kryente te gjitha funksionet e Qeverisjes Lokale,qe une e kam trajtuar ne nje postim te meparshem dhe sot do te trajtoj historikun e sherbimit shendetsor,farmaceutik dhe te sherbimit dentar !

Deri ne vitin 1912-te,Konispolatet shkonin ne Ishullin Grek, te Korfuzit, per te gjitha vizitat shendetsore,per te blere ilaçe dhe per te hequr dhemballet e prishura !
Ne vitin 1913-te deri ne vitin 1919-te,mjek ne Konispol ka sherbyer DR.BESBEOS,nga Sajadha fshat ngjitur ne jug te Konispolit,i cili ishte nje mjek prefesionist i zoti dhe ka luajtur nje rol me rendesi te madhe,ne ruajtjen e jetes dhe sherimin e semundjeve te ndryshme qe kishin Konispolatet !
Doktor Besbeos,permendete,pastertin qe kishin Konispolatet,i pelqente shume gelqerja qe perdornin Konispolatet,qe lyenin jashte e brenda,ku zbardhte çdo gje si bore e bardhe !
Doktor Besbeos u njoh me te gjith Konispolatet,por mbi te gjitha vleresoj Fisnikerine dhe Bujarine e tyre !
Ne vitin 1919-te erdhi mjeku i pare me qendrim ne Konispol Doktor Asaf Ajdonat Çami,nga Paramithia,qe sherbeu si mjek deri ne vitin 1925,pas kesaj u largua per ne Turqi !
Doktor Asafi kreu ne Konispol edhe veprimtari patriotike atdhetar ne krye te shoqerise “Vllazeria Çame”me qender ne Konispol,nga viti 1920-te deri ne vitin 1924 !
Pas ikjes nga Konispoli te doktor Asaf Ajdonatit,Konispoli mbeti 3 vjet pa mjek dhe shkonte per sherbimet mjekesore ne Korfuz !
Ne vitin 1928-te vjen mjeku i caktuar nga qeveria shqiptar,nga Libehova Z.Isuf Sulo,i cili qendroi ne Konispol per dy vjet duke kryer vizita mjekesore dhe sheruar shume Konispolate ! Isufi ishte mjeku i pare,qe beri pasqyra te diagnostikimit dhe vaksinimit te popullsise se Konispolit,por kreu vizita edhe per rekrutet,qe ishin per ushtare,per te cilet leshoj vertetime,per te qene te afte a po jo,per te shkuar ushtare !

Ne vitin 1930-te,ne Konispol emerohet nga shteti,mjek prane Bashkise se Konispolit DR.Nustret Kokobobo nga Gjirokastra,i cili punoi shume me pasion,ne ruajtjen e shendetit te Konispolatve dhe te gjithe krahines !
Doktor Nustreti ja doli mbane,duke u mbushur mendjen Konispolateve,se edhe femrat duhet te merrnin sherbimin mjekesor,se kini parasysh,qe ne ate kohe,fanatizmi ishte i madh ne te gjithe Shqiperine !
Doktor Nustreti se bashku me Nenprefekturen e Konispolit,beren nje lufte te madhe kunder semundjes se Malarjes,per kete shperndan falas,tabletat e Kinimos,per gjithe popullsine e nenprefektures se Konispolit,vecanerisht per nxenesit e shkollave !
Ato u ndane,me Lista te rregullta,nga doktor Nustreti,ne Konispol dhe ne te gjitha fshatrat e tij !
Doktor Nustret Kokobobo arriti suksesin,duke i sheruar Konispolatet nga Malarja !

Ne vitin 1936-te,ne Konispol emerohet mjek prane Bashkise Doktor Dhimiter Konomi nga Dhivri,nje mjek shume prefesionist e i apasionuar,qe sherbeu ne Konispol dhe la gjurme te medha,se sheroj shume njerez,qe vuanin nga semundje te ndryshme,sa qe emri i tij si mjek ne Konispol,permendet edhe ne ditet e sotme,me shume rrespekt,jo vetem per profesjonalizmin,por edhe me gojen e embel dhe kurajon,qe i jepte te semurit !
Doktorr Miço Konomi siç e therrisnin Konispolatet,vizitoj dhe i zbuloj semundjen Alush Takes dhe e rekomandoj per te kryer ekzaminimet mjekesore,ne Vjene te Austrise !
Doktor Miço Konomi sherbeu ne Konispol deri ne vitin 1944 dhe rrespektohej si djali i Konispolit,i pa pertuar,diten dhe naten shtepi me shtepi dhe fshat me fshtat !
Farmacia e pare ne Konispol u hap per here te pare,ne vitin 1935 dhe farmacisti i pare,i emeruar nga qeveria Vangjel Thaka nga qyteti i Korçes,i cili qendroi ne Konispol gjate,deri ne vitin 1946-te !
Vangjeli ishte farmacist shume i zoti dhe human,u jepte ilaç edhe te semurve,qe nuk kishin leke ! Ardhja e Vangjel Thaka si farmacist ne Konispol,i shpetoj Konispolatet,nga shpenzimet,qe benin per te marre ilaçet ne Korfuz,ose ne Delvin !

Konispoli nuk kishte sherbim dentare,keto sherbime kryheshin ne Korfuz !
Ne vitet 1930-te filloj sherbimi Dentar ne Konispol dhe ky sherbim nuk ishte i plote,por vetem per heqjen e dhembeve dhe dhemballeve te prishura ! Kete sherbim e kryenin,disa Konispolate,qe e kishin mesuar si zanat,nga te paret e tyre dhe keto sherbime i kryenin ne shtepite e tyre !
Ata qe ishin me prefesjoniste ishin,Adem Isa Kuçuku,Osman Plaku,Hasan Aliço,te cilet kishin Dare dhembesh shume te mira te marra ne ishulli grek te Korfuzit !
Te nderuar miq/ke dhe ju Konispolatet e mij,e bera kete postim,per tju bere te ditur,se ne kemi histori edhe per Shendetesine !!!
Por mbi te gjitha, kemi primare, ate qe i duhet shendesise, Pastertine,, prandaj nuk ka virus dhe lloje te ndryshme te Korones, qe te nenshtroi Konispolatet, qofte edhe Kovid 19-te….!!!

Nga Petrit Ali Mulla,,Konispol me 18 Prill 2020…!!!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular