BallinaOP EDPse bie një Komb?/Nga Edmond Stojku

Pse bie një Komb?/Nga Edmond Stojku

Nga Edmond Stojku

Të dashur miq, si shqiptar dhe atdhetar, shumë vite i kam shtruar pyetjen vetes, se kush ishte arsyea e dështimit tonë social, ekonomik dhe politik.
Pa dashur të shfaq një panoramë pesimiste mbi arritjet tona të tridhjetë viteve demokraci, dhe aq më pak të mohoj arritje të konsiderueshme që janë bërë këto dekada, duhet thënë se këto arritje janë tepër të vogla, krahasuar me cfare duhej të ishin bërë.
Ajo cfarë e bën më enigmatike këtë dështim, është se ne jemi një ndër popujt më të vjetër në botë, me një kulturë dhe gjuhë unike, cka e kemi të provuar se jemi një popull me vlera dhe të rëndësishëm.
Kam marrë parasysh dhjetra hipoteza apo kombinim midis tyre, që të gjej shkakun.
Motivimi im për ta gjetur këtë përgjigje, qëndron në besimin tim, kryesisht i krijuar nga backgroundi im mjekësor, se gjithmonë një problem zgjidhet mbasi ke diagnostikuar shkakun e problemit.
Midis hulumtimit të këtyre hipotezave, kam konsideruar si alternativa të shkuarën tonë, teorinë ekonomike mallkimi i resurseve (të cilave do i dedikoj një shkrim më vete, një herë tjetër), korrupsionin, kulturën e antivlerave, e shumë faktorë të tjerë, por që shumica ishin efekte më shumë se sa shkaqe.
Më bëri shumë përshtypje një ditë kur lexova një tregim mbi sulltan Sulejmanin e parë dhe mendoj se i dha përgjigje dilemës time.
Disa shekuj më parë, sulltani Sulejman po vriste mendjen se përse bien kombet. Ju drejtua dijetarit të famshëm të asaj kohe Jahja Efendiut….
“E c’më duhet mua kjo o Sulltan? C’më duhet mua?”, ishte përgjigja që mori sulltani prej tij.
Sulejmani u mundua të deshifronte kuptimin e fshehur në fjalët e Efendiut, por pa sukses.
Kështu ju drejtua sërish dijetarit, kësaj here me ashpërsinë e autoritetit të tij, në përpjekje për të marrë një përgjigje më konkrete.
Përgjigje e Efendiut, kësaj here, e la pa fjalë: “Sulltan i nderuar.
Kur korrupsioni dhe keqbërja të përhapet në vend dhe secili që sheh dhe i dëgjon këto thotë: E c’më duhet mua?, duke u fokusuar në hallet e veta.
Kur barinjte të shqyejnë kopenë dhe ata që shohin heshtin, kur të ngrihet në qiell ulërima dhe e qara e të varfërve dhe nevojtarëve dhe të dëgjohet vetëm nga pemët dhe gurët, atëhere shteti është në prag të vdekjes.”
Ky tregim më goditi fort kur e lexova, pasi nuk mund të mohoja një analogji të qartë me situatën në Shqipërinë tonë të dashur.
Të gjithë jemi deri diku, me përjashtime, kush më shumë e kush më pak, kontribues në gjendjen aktuale të Shqipërisë, duke parë shpesh punët tona, dhe duke mos reaguar ndaj gjërave që shohim përdite, nga indiferentizmi dhe besimi i gabuar se nuk kemi fuqi për të ndryshuar gjë…
Unë personalisht kam ndaluar së bëri këtë gjë, dhe e kam pasqyruar si në karrierën time të vjeter si mjek, dhe në rrugëtimin tim si politikan( deputet). Është më e rehatshme për mua të bëj një punë pasive në parlament, sidomos kur standarti aty ma mundëson ta bej lehtësisht këtë.
Është shumë e thjeshtë të justifikohem, me argumentin se jam në një moshë në të cilin çdo gjë që mund të bëja e kam bërë tashmë dhe nuk kam shumë cfarë ofroj.
Por përgjegjësia që kam, në pozicionin si deputet dhe më e rëndësishmja si dikush që i kuptoj këto gjëra, nuk më lejnë ta bëj.
Prandaj nëse e lexove këtë shkrim deri në fund miku ose mikesha ime, ashtu sic po bëj unë, të lutem mos thuaj kurrë “E c’më duhet mua?”, kur sheh dicka që nuk shkon.

Autori eshte deputet ne Kuvendin e Shqiperise

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular