BallinaAktualitetMjeku vargu jep provën: Fqinja ime ka hyrë në 6 shkurt në...

Mjeku vargu jep provën: Fqinja ime ka hyrë në 6 shkurt në Shqipëri dhe ndërroi jetë me koronavirus

Doktor Petrit Vargu i ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, tregoi rastin e një pacienteje që sipas tij, pas vdekjes është shpallur me Covid dhe është futur në Shqipëri në datë 6 shkurt.

Vargu: Fqinja ime hyn në Shqipëri me 6 shkurt, kishte simptoma e një gripi. Pacientja dërgohet në 28 në spital për skopi, dhe i thotë doktori që të shtrohet në spital. Shtrohet po atë ditë në Sanatorium, ku qëndron deri në 13 mars, me gjithë se ishte shpallur Covid, del nga spital. Pas ridërgohet gjendja shtrohet në 24 mars në spital. 127 pas 4 orësh e shtron në sëmundjet infektive ku pas tre orësh ndërron jetë. Në orën 23:00 duke u transportuar në morg, familjari e sheh që ishte mbështjellë me një letër të zezë dhe duke pyetur personelin, ata i thonë që “këta me covid kështu i shtrojmë” dhe rri disa orë në morg. Thuhet në kartelë është shkruar pneumoni akute, gjë që tregon shumë. E them me siguri që mund të kontrollohet me TIMS që është futur në Shqipëri. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular