BallinaAktualitetNaftëtarët e Ballshit në kufijtë e mbijetesës, mbeten pa pagë lufte

Naftëtarët e Ballshit në kufijtë e mbijetesës, mbeten pa pagë lufte

Naftëtarët e Ballshit paralajmërojnë se do ti rikthehen grevave të urisë, pasi sic thonë braktisja nga institucionet e shtetit po i con në kufijtë e mbijetesës. Përfaqësues të 800 naftëtarëve protestuan sot në Fier për mohimin e pagës së luftës.

Punonjësit e uzinës ë përpunimit të thellë të naftës në Ballsh protestuan këtë të hënë pasi prej dias muajsh janë të papunë, ndërsa qeveria u ka mohuar pagën e luftës.

”Paguaj 3 milionë e gjsyëm para në vit dhe nuk na ka futur në pagën e luftës.Kush është një biznes që paguan 3 milionë e gjysë sa paguajmë ne.”

Edhe pse ne kohë pandemie, naftëtarët kanë deklaruar se ky grumbullim ishte i nevojshëm, pasi janë në kufijtë e mbijetesës.

”Kemi 20 paga pa marrë, unë kam fituar gjyqin, kam 12-13 paga në gjyq, por s’di ku ti marr.”

”Ne sot skemi marrë as pagesën e papunësisë, as pagën e luftës dhe për këtë e ka fajin kryeministri. Sot në Facebook nxorri se zoti i do të gjithë të gjallë. Ne zoti na do të gjallë, por kryeministri po na le pa buk që të vdesim.”

Në muajin shkurt, punonjësit e naftës zhvilluan grevë urie për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës.

Por kërkesat nuk morën zgjidhje të plotë.

Ndaj tashmë kur thonë se qeveria u ka mohuar edhe mbështetjen e fundit, paralajmërojnë se do të kthehen sërish në grevë.

”Ne me vdekje kemi për të dalë prapë atje, ta dijë mirë Rama, mos të tallet me bukën e fëmijëve tanë zoti kryeministër.”

Janë më shumë se 800 punonjës të uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh që kanë mbetur të papunë për shkak të bllokimit të punës në rafineri. Firma që administron uzinën në vazhdimësi ka deklaruar se shkak për blllokimin e punës është bërë mos furnizimi me naftë bruto nga Bankers Petrolium.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular