BallinaAktualitet7-vjeçarin, prej dy javësh në “errësirë”, mbetet pa bërë mësimet

7-vjeçarin, prej dy javësh në “errësirë”, mbetet pa bërë mësimet

Ky është Malvini vetëm 7 vjeç. Prej dy javësh nuk ka arritur të ndjekë mësimet nga televizori, sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, pasi në shtëpinë e tij mungon energjia elektrike.

Mes lotëve thotë se është i pafuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë por e vetmja gjë që dëshiron është të mos mbeten pas me mësime.

“Ndonjëherë lexoj libra. Jam pa drita, pa televizor. Shkoj te daja.”

I ati i Malvinit, Vullnet Ferruku tregon vështirësitë e të qenit dhe grua dhe burrë pasi bashkëshortja e tij ndërroi jetë para 7 viteve duke e lënë atë me 3 fëmijë.

“Mbledh bidona, kanoçe, me tre jetimë. Ndihmë ekonomike nuk marr. Jetojmë me 17 mijë lekë.”

Halli e ka mësuar edhe të gatuajë.

“Di të gatuaj, u bënë 7 vjet.”

Edhe pse jeta e tij ka qenë tepër e vështirë 48-vjeçari tregon se ka mësuar të buzëqeshë për të mos përcjellë dhimbjen të fëmijët e tij.

“Jeta ime iku pak a shumë, se 50. Vetëm prej kalamajve, ç’të bëj?”

48-vjeçari i cili u shpërngul që prej vitit 1998 nga qytetit i Peshkopisë në Bregun e Lumi, aty ku jeton me pensionin e fëmijëve prej 17 mijë lekëve të vjetra ndërsa apelon për ndihmë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular