BallinaAktualitetSittuata e Covid-19, reagon PD Lezhë, Alfrida Marku: Ja propozimet tona në...

Sittuata e Covid-19, reagon PD Lezhë, Alfrida Marku: Ja propozimet tona në ndihmë të familjeve dhe biznesit

Nga Alfrrida (Dedegjonaj) Marku

Sipas Bashkisë Lezhë dhe Këshillit Bashkiak, ndihma në këtë periudhë për një familje mjafton me 240 deri 480 lekë zbritje nga detyrimet vendore!
Ndërkohë, biznesi, i cili është kontribues për familjet në nevojë në masën 80% të ndihmës së shpërndarë nga Bashkia, është lënë në harresë!
****
Me Vendimin e datës 31 mars 2020, Këshilli i Bashkisë ka rishikuar paketën fiskale për efekt të situatës aktuale, por realisht nuk ka lehtesuar taksapaguesit:

20% zbritje nga tarifa e shërbimeve publike, vetëm për bizneset e mbyllura dhe taksapaguesit familjarë, si dhe ndryshimi i afatit të pagesës së detyrimeve vendore deri në fund të qershorit, nuk janë të mjaftueshme.

Konkretisht, 20% e tarifës së shërbimeve publike për një familje që jeton në qytet nuk është më shumë se 480 lekë, e për një familje që jeton në zonë rurale 240 lekë. Absolutisht e pamjaftueshme!!

Por jemi ende në kohë, dhe Bashkia Lezhë e Këshilli Bashkiak duhet të marrin vendime të arsyeshme që i përgjigjen situatës: situatë emergjente-vendime jo të zakonta por urgjente e të domosdoshme!

Te gjithe taksapaguesit, biznese dhe familjar, duhet të përjashtohen nga pagesat e taksës së pasurisë dhe tarifa e sherbimeve publike për periudhen e izolimit social e qe zgjat 3 muaj pas perfundimit te saj.
Ndërkohë bizneset qe nuk kane te drejte te ushtrojne aktivitetin e tyre sipas urdherit te ministrise se shendetesise, te perjashtohen nga çdo takse per nje periudhe 6 mujore pas rifillimit te aktivitetit.

Duhet rishikuar tarifa e ujit te pijshëm: per nje periudhe 3 mujore duhet te pergjysmohet, nderkohe familjet qe marrin ndihme ekonomike si dhe familjet e tjera ne nevoje nuk duhet te paguajne .

Vemendje te veçante duhet edhe per fermerët. Taksa e tokës bujqësore nuk ka sens për vitin 2020 tashmë. Duhet plan konkret per tu ardhur ne ndihme familjeve fermere qe pikerisht aty kane te bazuar ekonomine familjare, duke i mbeshtetur me inpute bujqesore.

Jemi ende në kohë, për të marrë vendimet e duhura.

16 prill 2020

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular