BallinaEkonomiVideo/Godet sërish Çuçi: Qumështi vendas është i mirë, por marrim nga jashtë...

Video/Godet sërish Çuçi: Qumështi vendas është i mirë, por marrim nga jashtë se i bie më lirë!

Fabrikat e produkteve të qumështit të Shqipëri e importojnë lëndën e parë nga Maqedonia dhe Polonia.

Në një intervistë për gazetarin Nertil Agalliu në emisionin “Në Fokus” në TvT, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi, e pranoi këtë fakt, duke e argumentuar këtë zgjedhje me koston më të lirë të qumështit të importuar.

“Po, nga Maqedonia dhe nga Polonia e marrin. I bie më lirë. Ata kanë ekonomi shkalle, ferma të mëdha, i bie kosto më e lirë. Ne na bie kosto më e lartë dhe në këtë pikë me ndihmën e shtetit në bujqësi do të suportojmë blegtorinë dhe fermerët që t’u ulim kostot që të jetë sa më i thithshëm produkti, pra qumështi”, tha ai.

Megjithatë, Çuçi pranoi e cilësia e qumështit vendas është shumë më e mirë dhe rrjedhimisht edhe nënproduktet e tij.

“Cilësia e qumështit shqiptar është shumë e mirë dhe produktet që dalin prej tij janë shumë cilësore. Ne kemi filluar eksportin e djathit në Amerikë dhe po bëhemi faktorë më çmimet. 80% e parave që jep buxheti u shkon fermerëve blegtorë”, tha Çuçi

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular