BallinaKronikeEMRI+FOTO/Vritet me thikë 67-vjeçari në Korçë, u gjet nga bashkëshortja në derën...

EMRI+FOTO/Vritet me thikë 67-vjeçari në Korçë, u gjet nga bashkëshortja në derën e banesës

Një person i moshës 67-vjeç i identifikuar si Perikli Treska është vrarë me thikë rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme në lagjen numër 7, në qendër të qytetit të Korçës.

67-vjeçari është gjetur fillimisht i plagosur nga bashkëshortja e tij pranë banesës së tij, ndërsa dyshohet se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë tradhtia bashkëshortore.

Sipas policisë, ai është dërguar në spital ku dhe ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të shumta që ka marrë në trup. Ajo po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes kapjen e autorit

“Më datë 23.04.2020, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 7, në rrethana ende të paqarta është goditur me mjet prerës shtetasi P. T., rreth 67 vjeç, banues në Korçë, i cili pas mbërritjes në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular