BallinaAktualitetVideo e TV Kukësit, reagon Arif Rexhmati: Hartuesit e mesazhit fshihen, diktaturat...

Video e TV Kukësit, reagon Arif Rexhmati: Hartuesit e mesazhit fshihen, diktaturat imitojnë njëra-tjetrën

Partia Demokratike dega Kukes ka reaguar permes kryetarit te saj Arif Rexhmati ndaj kronikes se TV Kukesit e bere hit tashme ne rrjetet sociale duke e theksuar se hartuesit e mesazhit, nga frika e mashtrimeve nuk dalin haptas, por fshihen. “Fshihen nga e vërteta. Janë të sigurtë se nesër do mbajnë përgjegjësi për propagandën e tyre mashtruese. Diktaturat imitojnë njëra-tjetrën. Neodiktatura e shtetit personal të Edi Ramës, në gjurmët e pushteit të etërve të tyre”- thote Arif Rexhmati.

Statusi i kreut te deges se PD Kukes Arif Rexhmati

Këto ditë në TV Kukësi u dha një video anonime, me një mesazh për marshimin idiot të Kryeministrit Rama në kohën e Coronavirusit, për sukseset e tij gjoja epike në këtë luftë. Shih si tallen me kryeministrin e tyre!

Mesazhe mund të jepen, por jo anonime, si mesazhe nëpër terr dhe me britma si të skifterëve të natës në kohë të komunizmit. Natyrisht, hartuesit e mesazhit, nga frika e mashtrimeve nuk dalin haptas, por fshihen. Fshihen nga e vërteta. Janë të sigurtë se nesër do mbajnë përgjegjësi për propagandën e tyre mashtruese.

Diktaturat imitojnë njëra-tjetrën. Neodiktatura e shtetit personal të Edi Ramës, në gjurmët e pushteit të etërve të tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular